Admir Murataj është personi që mbeti i vrarë pas grabitjes së ndodhur në Rinas në datë 9 Prill, gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë.

Bashkë me Klement Çalën, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas arratisjes së bujshme nga burgu i Trikallës në Greqi në vitin 2013.

Në një rrëfim për mediet, vëllai i tij Can Murataj deklaroi se që nga viti 2015 Admiri jetonte në arrati dhe nuk kishin pasur asnjë kontakt me të.

"Admiri ka qenë në 2015, ne e dëgjonim emrin e tij kur ishte në gjykatë ose në TV. S'kemi pasur asnjë telefonatë. Ka qenë hije gjatë gjithë kësaj kohe", është shprehur Can Murataj.

Por Report TV ka siguruar një foto ku Admir Murataj shfaqet në oborrin e shtëpisë së tij në Prezë, shumë pak larg kryeqytetit.

Admir Murataj

Në foto, Murataj duket i pashqetësuar në oborrin e vilës së tij, në vitin 2017 pak ditë përpara grabitjes së blindave me para në zonën e Qafë-Kasharit.

Ndërkohë edhe në dëshminë e të 'penduarit' Alkond Bengasi thuhet se Murataj dhe Çala jetonin normalisht pa u shqetësuar nga poliçia në disa prej zonave më të frekuentuara në kryeqytet.

Sipas Bengasit, pas arratisjes nga burgu i Greqisë, Murataj dhe Çala janë kthyer në vend dhe kanë hapur një restorant në zonën e Liqenit të Thatë në kryeqytet.