Periudha e shtatzanisë është një nga periudhat më të bukura të një femre. Në këto nëntë muaj, trupi i një femre përjeton ndryshime të mëdha, por pritja e ëmbël sjell gjithashtu ndjesi shumë të bukura shpirtërore.

Këtë na ka treguar edhe Ajola Xoxa teksa para pak minutash ka postuar një foto krah bashkëshortit të saj, Kryebashkiakut Erion Veliaj. Xoxa në përshkrimin e fotos ka treguar se është në muajin e tetë të shtatzanisë. Pritja e ëmbël i ka dhënë vërtet një nur të këndshëm zonjës së parë të Tiranës.

Foto e publikuar nga Ajola Xoxa