Në mungesë të një presidenti...

Dilaver Nela as nuk e kishte çuar ndërmend se Presidenti i vendit Ilir Meta do të deklaronte se do të sakrifikojë jo vetëm karrigen por edhe jetën e tij duke u vetëvrarë si Salvador Allende, vetëm që vendi të dalë nga ngërçi politik. Këtë qëndrim Meta e bëri publik tre ditë më parë. Por 55-vjeçari nga Laçi, më 16 mars, kur opozita protestonte kundër qeverisë, me tre tepsi në kokë, përcillte mesazhin se në Shqipëri të gjitha partitë mendojnë për pushtetin e tyre.

Atë ditë ai tha se do të vetëshpallej president dhe se këtë kërkesë do ja paraqiste Ambasadës amerikane në vendin tonë. Ndërsa kreu i shtetit Ilir Meta hoqi paralele me presidentin e Kilit Allende që u vetëvra i rrethuar nga ushtria duke mos dashur të lëshojë pushtetin. Dilaver Nela, në deklaratat e tij thoshte se do të hedhë kandidaturën si presidenti i vetëshpallur si Guaido (Presidenti i Venezuelës).

"Ky shtet ka mbaruar, ky estabilishment ka përfunduar. Unë protestoj kundër këtij estabilishmenti që na ka lënë larg Europës", shprehej ai në një prononcim për Report Tv, teksa ishte i vetmi protestues ndryshe në tubimin e opozitës kundër qeverisë. Ishte i pavarur, pasi dhe vetë mbështetësit e opozitës nuk e pranuan në protestë, duke e dëbuar.

Ai sot është gjendur edhe në pallatin e Kongrseve ku brenda tij mbahej Kongresi i Partisë Socialiste, me një mesazh sërish të shprehur në mënyrën e tij të veçantë.

"Shqipëri o zonjë e rëndë, horrat të shkelën me këmbë", ndërsa në krye të tepsisë që mban mbi kokë ka vendosur foton e Sali Berishës, Ilir Metës, dhe Edi Ramës.

Në këto ditë të vështira të aktualitetit politik në Shqipëri, me opozitën jashtë Parlamentit, dhe me një president që ka paralajmëruar të djegë mandatin e tij dhe të ndërmarrë sakrifica ekstreme deri në vetëvrasje, i vetëshpalluri president mund të "shpëtojë" vendin nga një tjetër ngërç: Mungesa e një kryetari shteti!

G.M./Shqiptarja.com

Komente

  • Shezo: 23/03/2019 20:56

    Po ky ua jep nenshtetsin sic ja dha grekut priftit ja ka dhen me pare se ka msuar nga bashkimi europian si gjermania kroatsia e shum shtete te tjera.me 100.000.euro e mer Ku Do qe te vesh.me lek normale me lek ca nuk ben. Njeriu

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ I bie të fikët, Veliaj i vjen në ndihmë qytetares në aeroportin e Hanoverit

VIDEO/ I bie të fikët, Veliaj i vjen në ndihmë qytetares në aeroportin e Hanoverit