Personazhi tashmë i njohur, Dilaver Nela 55-vjeç nga Laçi ka surprizuar sërish në tubimin e sotëm të opozitës. E ndërsa pak ditë më parë në rrugët e Tiranës ai kishte një kazan dhe lugë dhe pankarta në dorë, në protestën e sotme ai kishte tre tepsi mbi kokë, të cilat sipas tij simbolizojnë tre partitë kryesore në vend, PS-në, PD-në dhe LSI-në dhe dy pankarta, në njërën prej tyre shkruan 'S'ka Shqipëri, ka tre tepsi' dhe në tjetrën 'Shoqëria civile'.
Në një prononcim për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta ai thotë se ditën e hënë te ambasada amerikane do të hedhë kandidaturën si president i vetëshpallur. "Ky shtet ka mbaruar, ky estabilishment ka përfunduar. Unë protestoj kundër këtij estabilishmenti që na ka lënë larg Europës.
Ditën e hënë do të shkoj te ambasada amerikane, që të hedh kandidaturën si presidenti i vetëshpallur si Guaido (Presidenti i Venezuelës). Kjo klasë politike mbahet nga ndërkombëtarët" tha ai. Pas prononcimit ai është tentuar që të largohet nga protesta nga një person, simpatizant i opozitës, që i ka hequr nga koka tepsitë që kishe vendosur. Por kush është Dilaver Nela? (Lexo ketu)
Lajmi kryesor: