Në një nga bordellat më të mëdha në botë të licencuara janë gjetur fëmijë më të rinj se shtatë vjec duke u shfrytëzuar për prostitucion.
Ai është i ligjshëm për gratë mbi 18 vjeç në Bangladesh, por disa gra prostituonojnë edhe fëmijë të cilët gjejnë banesë për të jetuar.
Sipas hulumtimeve të BBC, disa nga vajzat që prostituojnë janë rritur aty dhe bordelloja është bërë banesë për rreth 1 mijë fëmijë.
Korrespondenti i BBC, Frankie McCamley ka marrë në intervistë njërën nga vajzat, që thotë: "Unë isha 19 vjec kur erdha këtu, një i njohuri im më ngriti një kurth dhe mbeta këtu".
Sipas dokumentarit, ka vajza që kanë sjellë në jetë fëmijë dhe po i rrisin në ato kushte të vështira pasi nuk kanë vend ku të jetojnë.