Në prag skadimi për shumë qytetarë, njoftim i rëndësishëm për kartat e identitetit

Në prag skadimi për shumë qytetarë, njoftim i rëndësishëm për kartat e identitetit

TIRANE - Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID, ka urdhëruar hapjen edhe në fundjavë të të gjithë zyrave të aplikimit në disa prej qyteteve më të mëdha të vendit. 

Kështu ditën e shtunë, datë 20 korrik 2019, zyrat e aplikimit për dokumentet biometrike në Tiranë, Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje, Korçë, Shkodër dhe Vlorë do të jenë të hapura deri në trajtimin e qytetarit të fundit në sportel.  

Ministria e Brendshme fton çdo qytetar të verifikojë skadencën e kartës ID dhe të mos e lërë për ditën e fundit aplikimin! 

Kartat e identitetit dhe pasaportat janë në prag të skadimit për shumë qytetarë.

Nga fillimi i tetorit ato që skadojnë në fund të këtij viti nuk do të mund të përdoren më, nëse nuk shoqërohen me dokumentin e aplikimit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë