Vetëm pak ditë më parë moderatorja shqiptare dhe aktori turk dhanë lajmin e mirë se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Dyshja e njohur pëlqehen jashtë mase si në Shqipëri edhe në Turqi dhe sigurisht që ky lajm ka pushtuar media rozë të të dy vendeve.
Mirëpo ditën e sotme bukuroshja shqiptare ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës që pritet të sjellë në jetë. Në një foto që ka ndarë Almeda në rrjetet sociale nga festa me familjarët shkruhet: "Është djalë!" Pra ajo dhe bashëkshorti i saj, aktori i famshëm turk Tolgahan Sayisman po presin fëmijën e tyre të parë dhe do të jetë një djalë.

Foto e publikuar nga Almeda Abazi
/Shqiptarja.comKomente

