Në pritje të hurmave, të frutit më të mirë të vjeshtës

Në pritje të hurmave, të frutit më të mirë të vjeshtës

Hurma

Kjo është pikërisht stina kur piqen hurmat dhe duhet të mësojmë disa nga vlerat ushqyese të këtij fruti. Ato rriten në pemën e quajtur Kaki dhe e kanë origjinën nga kontinenti aziatik. Shpesh janë quajtur edhe “Pema e paqes” për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki.

Po përveç kurioziteteve që ka për hurmat duhet të dini edhe vlerat e tyre për organizmin tonë. Në fakt, hurmat kanë aftësi shumë të mira laksative dhe ndihmojnë në jashtëqitje për shkak të përmbajtjes së lartë të tyre në fibra. Nëse konsumohen të pjekura, ato mund të jenë një kurë mjaft efektive në trajtimin e kapsllëkut.

Hurmat janë të pasura me vitaminë C, e cila njihet për vetitë e saj në mbrojtjen e imunitetit. Nga ana tjetër, ato përmbajnë sasi të lartë uji, sheqeri, vitaminash dhe mineralesh. Hurmat janë fruti më i mirë që mund të ekzistojë për të luftuar aneminë. Ata rrisin prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, si dhe prodhimin e hemoglobinës. Hurmat kanë gjithashtu efekte pozitive në përmirësimin e lodhjes dhe stresit psikologjik.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Nënën e kam nga Prishtina', Arda Turan zbulon rrënjët shqiptare

'Nënën e kam nga Prishtina', Arda Turan zbulon rrënjët shqiptare