Ish-anëtari i këshillit kombëtar të PD, Lisandër Hoxha i është bashkuar protestës së thirrur në tiranë në ditën e Pavarësisë. Ai tha për Report Tv se merr pjesë si qytetar, me shpresën se protesta do të hedhë bazat për një shtet demokratik. Hoxha bëri thirrje për largimin e Edi Ramës, ndërsa kritika adresoi edhe ndaj PD duke thënë se duhet të ndryshojë.

“Vij si qytetar. Sot është një ditë feste, ditë për të uruar shqiptarët. Së dyti, është një ditë shprese, se shqiptarët kanë vendosur të festojnë me protestë. Duan një shtet demokratik. Ne na mungojnë këto të drejta, kështu që kam vendosur t’i bashkohem protestës me shpresën se do të tronditë themelet e tranzicionit dhe do të vërë bazat për një shtet demokratik.

Çdo qytetar në republikën tonë është i lirë të shprehë dhe të manifestojë idetë e veta politike, pro apo kundër një partie. Të largohet në radhë të parë Rama. Pastaj partitë politike e kanë të lehtë. Nëse një parti s’të pëlqen, s’e voton dhe del vetë nga sistemi. S’ka sens të themi se ka protestë kundër partive. PD-ja është forcë opozitare që duhet të ndryshojë. Por halli i shqiptarëve nuk janë partitë, as PD-ja, as PS-ja.

Pjesëmarrja është kryesorja. Për pjesën tjetër s’di ç’të them, por dhuna më e madhe është të jetosh në një vend jodemokratik", tha Hoxha për Report Tv. 


Lajmi kryesor:

Festë dhe protestë në Tiranë! PD në mbështetje të tubimit! Makinat e policisë vishen kuqezi (VIDEO)