Lajm optimist nga Infektivi/ 3 nga pacientët me përmirësime të dukshme, një tjetër mbahet me frymëmarrje me aparatura

Lajm optimist nga Infektivi/ 3 nga pacientët me përmirësime të dukshme, një tjetër mbahet me frymëmarrje me aparatura

TIRANË- Një lajm optimist vjen nga Urgjenca e Infektivit në QSUT, ku tre prej 20 pacientëve të shtruar me koronavirus kanë shfaqur përmirësime të dukshme. Gjithashtu, edhe ato që ishin në reanimacion janë në një gjendje stabël.

Ndërkohë më e vështirë është beteja për një nga pacientët, i cili po mbahet me frymëmarrje të drejtuar nëpërmjet aparaturave. Këto informacione të detajuara u dhanë nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili nuk ka kursyer një lutje për mjekët në këto ditë të vështira.
"Sot, në vigjilje të javës që sipas të gjitha statistikave ngre furtunën kemi të shtruar 20 motra e vëllezër, nga të cilët

10 janë të moshës 60-85 vjeç
6 janë të moshës 50-60 vjeç
4 janë të moshës 30-49 vjeç

Vetëm 3 prej të shtruarve janë në reanimacion dhe 1 prej tyre me frymëmarrje të drejtuar. të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme dhe 3 nga këta shfaqin shenja inkurajuese përmirësimi. Zoti u dhëntë mjekëve e infermierëve që kujdesen për ta të gjithë forcën e frymëzimin që u duhet dhe lutjet tona lehtësofshin rrugën e kthimit në jetën normale të çdonjërit prej të shtruarve", shkruan Rama.

Foto e publikuar nga kryeministri Edi Rama

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jorgo: 16/03/2020 09:18

    Nëse do forcohet disiplina çdo gjë do shkoje mirë!

    Përgjigju
  • Hasani: 16/03/2020 08:42

    Keshtu qofte. I uruj edhe atij qe mbahet me aparatura sherim sa me te shpejte Zoti i dhente force qe ta perbaĺloje semundjen

    Përgjigju
  • gon: 16/03/2020 08:18

    Po 28 vjecarin te kush kategori moshe e fut ti meee? kabulistan vllai rip statistika

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)