Nëna e Rita Orës rrëfen se si e fitoi betejën me kancerin

Nëna e Rita Orës rrëfen se si e fitoi betejën me kancerin

Rita dhe Vera Ora

Nëna e Rita Orës, Vera ka rrëfyer se si e ndryshoi kanceri i gjirit jetën e saj.

 Nëna e yllit ndërkombëtar është një nga të mbijetuarat e sëmundjes së kancerit të gjirit.

Ajo e ka përshkruar këtë periudhë të jetës si një sprovë jo të mirë, por që përkrahja e më të afërmve dhe qetësia me veten ishin çelësi me të cilin ajo i bëri ballë sëmundjes deri në fund.

Në një intervistë për “Telegrafin”, nëna e këngëtares Rita Ora ka treguar historinë e saj, që mund të jetë frymëzuese për këdo që po përballet me një betejë të tillë.

Ka qenë një shok i papritur se në ato momente nuk mendon se do të prekesh nga kjo sëmundje e tillë. E keqja është se gjithë jeta të ndryshon menjëhere dhe fillova ta pyes veten a do të mbijetoj?”, ka thënë Vera.

 Ajo mendonte për efektin e sëmundjes dhe familjen e fëmijët e saj, por fatmirësisht kanceri ishte në fazën fillestare.

 “Ka qenë lajm i vështirë për të gjithë, mirëpo e kam pas përkrahjen e bashkëshortit dhe familjes, dhe ndërhyrjen e menjëhershme për të gjitha masat e duhura për trajtim, që në rastin tim fatmirësisht rezultoj me sukses.Trajtimet të cilat mora për këtë sëmundje kanë qenë të gjata dhe të vështira, u fokusova diku tjetër në mënyrë që ta largoja vëmendjen prej sëmundjes. Në vazhdimin e studimeve për përfundimin e diplomës si doktoreshë, në Angli. Kam kaluar provimin shtetëror gjatë trajtimit dhe kjo më bëri krenare për suksesin tim personal”, është shprehur  Vera Ora.

Në muajin e sensibilizimit të kancerit të gjirit, rrëfimet e të mbijetuarave të kësaj sëmundjeje që po përhapet me shpejtësi, janë burim frymëzimi i pashtershëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas