Vdekje nga dashuria
Më 11 maj 2010, në shkollën “Mahir Domi” të qytetit të Elbasanit, vajza 19-vjeçare Gerta Bahja mbeti e vrarë në mes të klasës nga plumbat e të dashurit të saj bashkëmoshatar nga Vlora, Endrit Llambraj.
Vrasje në oborr
Më 24 mars 2011, në oborrin e shkollës “Osman Gjini”, në fshatin që ndodhet 35 kilometra nga qyteti i Elbasanit, u vra 49-vjeçari Adriatik Gjini, ndërsa autori E. C., 17 vjeç. Zanafilla e vrasjes ka qenë një sherr mes disa të rinjve në oborrin e shkollës.
Thikë shokut
Më 28 dhjetor 2011, më ambientet e shkollës profesionale “Nazmi Rushiti” në Peshkopi, pas një sherri mes shokëve të një klase, 17-vjeçari Krenar Bardulla, nxënës i kësaj shkolle është qëlluar me thikë dhe ndërroi jetë. Policia ka arrestuar shokun e klasës, Ermal Reçin edhe ai gjimnazist.
Nxënës të plagosur në shkollë
Femra shkaku
Më 22 nëntor 2010 pranë ambjenteve të gjimnazit “Eqerem Cabej”, nxënësi Dhimitër Kushgjini është konfliktuar me 2 bashkëmoshatarë dhe u plagos 4 here më thikë nga Lulzim Hida dhe Juxhin Hashima. Sherri ndodhi për një femër.
Sherri në palestër
Më 20 nëntor 2010 në gjimnazin “Sami Frashëri” u plagos rëndë nxënësi Tigri Kovaçi pas një konflikti të nisur në palestrën e shkollës me disa nxënës të tjerë.
Plagosja me thikë
Më 29 prill 2010, një 19-vjecar është sulmuar me thikë në bulevardin “Zogu I” nga disa bashkëmoshatarë. Denis Dollapi, i sulmuar në bulevardin “Zogu I” ka qënë pjesë e sherrit, ndërsa 15-vjecari i plagosur quhet Durim V.
Përleshja
Më 19 nëntor 2010 një person është plagosur si pasojë e një përleshje të ndodhur në oborrin e shkollës së mesme në Bulqizë.
Dy rastet
Sipas redaksisë së aktualitetit në gazetën “Shqiptarja.com”, janë shënuar edhe 2 ngjarje të tjera të rënda me gjimnazitët protagonistë, por emrat janë ende të paqartë. Ngjarja e parë ka ndodhur në gjimnazin e Saukut, ku është vrarë me thikë një nxënës, teksa gjithçka duhet të ketë ndodhur rreth viteve 2009-2011, por as arkivat e policisë dhe as mediet duket se nuk e kishin fiksuar këtë ngjarje. Rasti tjetër ka ndodhur në Paskuqan, ku edhe atje ka ndodhur një sherr mes nxënësve dhe ka mbetur i plagosur rëndë një nxënës.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com