VLORË - Me qindra fëmijë të tre shkollave publike në qytetin e Vlorës kanë sakrifikuar sot të shtunën sportive në shërbim të sigurisë për ata vetë dhe komunitetin.
Bëhët fjalë për një protestë të organziuar nga fëmijët, të cilët kërkojnë vijëzime e sinjalistikë pranë shkollave të tyre, të cilat janë të pozionuara buzë rrugës e ku nuk mungojnë incidetet me automjetet që kalojnë aty. Kështu fëmiëjt e kanë sajuar fushën e tyre të lojës në rrugën transballkanike. E përpos kësaj, me pankarta në duar, ata kanë kërkuar më shumë siguri.

Edhe drejtuesit e këtyre shkollave kanë theksuar se motoja e kësaj proteste është: “ Vijëzoni rrugët!” e mbase kjo thirrje do të zgjojë ndërgjegjen në Vlorë për të krijuar infrastrukturën e përshtatshme në afërsi të shkollave në qytet.

Rruga transballkanke ose e emërtuar ndryshe “Gjergj Kastrioti” është një projekt që mbeti për gjysëm përsa i përket ndriçimit të trotuarit apo sinjalistikës; nuk është vetëm problemi i investimit të qeverisë, por edhe ai i pushtetit lokal që e kanë lënë pas dore këtë rrugë.

Në rrugën transballkanike, këto dy vitet e fundit ka pasur me dhjetëra aksidente me vdekje. Kjo rrugë është bulevardi i dytë në qytetin e Vlorës, ku kalojne 80% e automjeteve të qytetit dhe një pjesë e konsiderueshme e makinave të tonazhit të rëndë dhe atyre që kalojnë tranzit nëpërmjet Vlorës.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)