Nxehet keq Iliri në BBV, i kthehet Einxhellit: Ti gruan time dhe vajzën s'ke shanse t'i zësh me gojë! E ke gjuhën gjysmë metri të gjatë

Nxehet keq Iliri në BBV, i kthehet Einxhellit: Ti gruan time dhe vajzën s'ke shanse t'i zësh me gojë! E ke gjuhën gjysmë metri të gjatë

Iliri dhe Einxhel

Iliri dhe Einxhel kanë debatuar ashpër pasi u transmetuan pamjet ku kjo e fundit thotë se Iliri tregoi historinë e dashnores vetëm për të fituar një sfidë sinqeriteti.

Në një bisedë me banorët e tjerë, Einxhel tha se vajza e Ilirit e mësoi gjithçka përmes ekranit. Kjo gjë ka nevrikosur keq Ilirin, i cili i tha se vajzën e gruan e tij nuk duhet ta përmendë, ndërsa tha se ‘do ta masakrojë verbalisht’.

Iliri: Vajzën dhe gruan time nuk ke shanse t’i zësh në gojë. Nuk ke të drejtë jetën time që ndodh jashtë mureve të shtëpisë me atë që ndodh këtu. More vesh? Mendimi yt është ordiner. Ti ke një gjuhë gjysmë metri të gjatë. Nuk ofendoj njeri, por po e kalove vizën time të kuqe, unë të masakroj, e kam fjalën për masakrim verbal.

Einxhel: Mendoja se e kishe bërë masakrimin verbal. As ti mos i ndërhyj njerëzve në ndjenja.

Iliri: Ti nuk je avokate e Donaldit. Gruan dhe vajzën time nuk ke shanse t’i zësh në gojë.

Einxhel: Ti ofendon këdo këtu brenda.

Iliri: Kjo që thua është e ulët.

Einxhel: Është më e ulët për ty që e ke bërë se për mua që e thua. E kam dëgjuar dhe kam të gjithë të drejtën e botës ta komentoj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë