Nxënësi i kolegjit "Turgut Ozal"
pranohet në universitetin nr.1 në botë

Nxënësi i kolegjit pranohet në universitetin nr.1 në botë">
Është bukur të ndash histori suksesi me të tjerët.

Ka nxënës të talentuar e me prirje të veҫ anta në fusha të ndryshme që janë për t’u admiruar e për t’u ndjekur si shembull. Këta nxënës talentin e tyre e ushqejnë me punë të vazhdueshme e përkushtim maksimal në mënyrë që të arrijnë synimet që i kanë vendosur vetes. E në fakt kur i ke të dyja, përvoja ka treguar se suksesi ka qenë i garantuar.

I tillë është dhe rasti i maturantit Barjol Lami, nxënës i shkollës “Turgut Ozal” në Durrës. Tek ai veҫohet dëshira që ka pasur dhe ka, për të arritur më të mirën e mundshme gjatë viteve të studimit në kolegj. Eshtë e vështirë të bëhet dallimi mes lëndëve që ai pëlqen duke u nisur nga prirjet dhe nga rezultati.

Siҫ di të fitojë në olimpiada të ndryshme të lëndëve shkencore, di të fitojë në aktrime e interpretime në konkurset e fjalës artistike. Vetëm për vitin 2016-2017 ai rezulton: Fitues i ҫmimit të Parë në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës, fitues i ҫmimit të Ttretë në Olimpiadën Kombetare të Kimisë dhe fitues i po këtij ҫmimi në Olimpiadën Kombëtare të Biologjisë.

Këtyre arritjeve pa dyshim që u bashkangjiten edhe rezultatet e shkëlqyera në të gjitha lëndët mësimore. Qenë këto ,të cilat bënë të mundur pranimin e këtij maturanti në universitetin prestigjioz MIT (Massachusetts Institute of Technology) në SHBA, i renditur si universiteti më i mirë në botë.

Natyrisht talenti, puna e tij e vazhdueshme e kombinuar me punën e stafit mësimdhënës, drejtorisë së shkollës “Turgut Ozal”si dhe orët ekstra të lëndëve të olimpidave,e ҫ uan këtë nxënës drejt majave të dëshiruara. “Ju u dalluat si një nga nxënësit më të talentuar dhe premtues në një nga grupet më kompetitive të aplikantëve në historinë e Insitutit.”

Kështu shkruhej ndër të tjera në letrën e pranimit nga MIT, të maturantit Barjol Lami. Rezultatet e shkëlqyera të arritura në vitet e mëparshme dhe ato të deritanishmet, pikët e fituara nga provimi SAT (Scholastic Assessment Test), pjesëmarrjet dhe të qenit fitues në olimpiada të ndryshme, qenë gurë themeltarë në vlerësimin dhe pranimin e Barjolit në këtë universitet elitë të arsimit boteror. Ëndrra e shumëkujt, Bariolit iu bë realitet.

lami
(Barjol Lami)

Redaksia online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën

Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën