GJIROKASTER - Nuk përshtaten dot me gjuhën shqipe pas vitesh të tëra mësimi në shkollat greke. Ky fenomen haset më së shumti, tek fëmijët e emigrantëve të kthyer nga Greqia të cilët e kanë mjaft të vështirë të përshtaten me gjuhën e tyre të nënës në shtetin e tyre.

Sot në shkollën 9-vjecare "Pandeli Sotiri" në qytetin e Gjirokastrës, mësojnë 24 nxënës emigrantësh të cilët janë grupuar në klasa të ndryshme në vigjilje për provimet e lirimit. Mësuesit sidomos ajo e gjuhës shqipe, ndeshet me një vështirësi mjaft të madhe kjo për sa i përket mungesës së njohurive thelbësore të shqipes përfshirë edhe gramatikën.

Sipas mësueses së gjuhës shqipe Enkelejda Gushi, nxënësit kanë nevojë për trajtim të diferencuar në dallim nga nxënësit e tjerë të klasave apo dhe ata që gjenden në të njëjtën klasë. Për mësuesen, fëmijët e emigrantëve, u del një punë akoma edhe më e vështirë po të merret paraysh fakti se pas më shumë se një muaji, ata do të përballen me provimet e lirimit. 
 
Një prej nxënësve që ndeshet me vështirësi me gramatikën e gjuhës shqipe, është edhe Aspasija Kondo e cila pas 7 viteve mësimi në shkollat greke, i duhet të përballet me vështirësitë e shumta të përshtatjes së orëve mësimore në gjuhën e saj amtare, e cila për të është mjaft e vështirë për t'i perfeksionuar. 
 
Sot në kushtet e krizës ekonomike greke, në Gjirokastër, janë kthyer dhjetëra familje nga emigracioni ku fëmijët e tyre, janë të parët që përballen me një realitet të huaj në vendin e tyre.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)