“Muzika në Kinematografi” ka sjellë një mbrëmje të veçantë artistike, nën interpretimin e nxënësve dhe mësuesve të shkollës artistike “Jan Kukuzeli” ne Durrës.
Publiku pati mundësinë të ndjekë nga afër disa prej kolonave zanore më të njohura të filmave, të interpretuara me profesionalizëm dhe ndjeshmëri artistike.
Ky koncert shënon edhe çeljen e sezonit pranveror të aktiviteteve artistike të shkollës.
“Përzgjedhja e muzikës kinematografike synon të afrojë më shumë publikun me artin”, tha Adriana Gjepali drejtore e shkolles “Jan Kukuzeli”.
Ndërsa, dirigjenti Orges Mema theksoi se këtë herë është menduar një program ndryshe nga repertori klasik, duke sjellë për publikun pjesët më të bukura të muzikës së kinematografisë botërore.
Përgatitjet për koncertin kanë zgjatur rreth 2-3 muaj, ndersa u mirëprit mjaft mire nga publiku artdashës, duke u kthyer në një mbrëmje të mbushur me emocione dhe duartrokitje.
Komente











