TIRANE - Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ali Demi” në kryeqytet kanë ndërmarrë një nismë të veçantë. Ata kanë zhvilluar një panair në ambientet e shkollës së tyre me qëllim bamirësie. Fëmijët në kuadër të lëndës së tyre të re në shkollë për një ushqyerje të shëndetshme, nxënësit e ciklit fillor kanë përgatitur ëmbëlsira të ndryshme në shtëpi dhe më pas i kanë shitur ato në oborrin e shkollës.
Blerësit më të shumët të ëmbëlsirave të përgatitura nga vogëlushët kanë qenë prindërit dhe të afërmit e tyre. Sasia e ëmbëlsirave të shitura ka qenë befasuese siç ka qenë befasuese edhe pjesëmarrja në panair. Mësuesit janë shprehur se iniciativa të tilla do të vazhdojnë pasi ato jo vetëm ndihmojnë ata që kanë nevojë por edhe nxisin ndjenjën e solidaritetit tek fëmijët.
Fondi prej 40 mijë lekësh dhe një pjese e ëmbëlsirave do t'i dërgohen Shtëpisë së të Moshuarve. Kjo nismë është mbështetur nga të gjithë fëmijët, por edhe nga drejtori dhe mësuesit e shkollës. Mësuesit e shkollës “Ali Demi”, janë shprehur se iniciativa të tilla me nxënësit do të bëhen edhe në të ardhmen.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com