Nxënësit e shkollës “Vasil Shanto” me laborator të ri informatike/ Veliaj: Laboratorë modernë në të gjitha shkollat e Tiranës

Të gjitha shkollat e Tiranës do të pajisen me laboratorë modernë për zhvillimin e lëndës së teknologjisë së informacionit. Ky është lajmi i mirë që vjen për nxënësit e kryeqytetit, pas prezantimit të projektit për transformimin e Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë dhe inovacionit në rajon.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Eleni Sourani përuruan laboratorin e ri të informatikës në shkollën “Vasil Shanto”, i cili përmirëson ndjeshëm mësimdhënien në fushën e IT. “Jam shumë i lumtur që sot po hapim një laborator informatike, që vjen si një investim konkret me 14 kompjutera për klasën e informatikës në shkollën ‘Vasil Shanto’. Unë e di që Tirana ka 226 shkolla, por duke folur për të 226 nuk zgjidhim gjë, ama duke folur për secilën prej tyre e duke bërë çdo ditë nga një punë me miq që dhurojnë diçka konkrete, atëherë mund transformojmë çdo shkollë”, tha Veliaj.

Ai shtoi se Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me donatorët, do ta shtrijë projektin e ndërtimit të laboratorëve të informatikës në të gjitha shkollat e qytetit. “E filluam fillimisht investimin tonë me terrenet sportive, të cilat pasditeve dhe në fundjavë janë të zëna, që do të thotë se nisma për hapjen e terreneve sportive për komunitetin ishte një strategji ideale. Pastaj, filluam me rikonstruksionin e shkollës, tani do të kalojmë tek palestra. Është shumë e rëndësishme që të investojmë edhe në infrastrukturë, por edhe në dhënien e dijeve, sidomos në fushën e teknologjisë së informacionit. Duam që ta vijojmë këtë edhe me donatorë të tjerë, në të gjitha shkollat e Tiranës, për t’i pajisur ato me laboratorë modernë”, tha Veliaj.

Një kontribut të rëndësishëm në përgatitjen e të rinjve për teknologjinë e informacionit do të jetë japë edhe transformimi i Piramidës, e cila shumë shpejt do të kthehet në qendrën më të madhe rinore multifunksionale në rajon, duke shërbyer si një hapësirë për shkëmbim idesh e nismash, por edhe një inkubator për bizneset e reja në fushën e ICT dhe komunikimit.

“Fëmijët do të mësojnë si të kodojnë, si të bëjnë softëare, si të zhvillojnë programe kompjuterike, çka besoj se duke pasur një ‘fidanishte’ e cila fillon në teknologji të informacionit në shkollë dhe duke finalizuar pastaj me një qendër të madhe siç do të jetë Piramida, kemi siguruar një infrastrukturë për gjeneratën e ardhshme të të rinjve në Tiranë”, deklaroi Veliaj.

Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Eleni Sourani vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës dhe jetëzimin e këtij projekti në fushën e teknologjisë informative, që do të përgatisë të rinjtë për të ardhmen.

“Është kënaqësi e madhe që bashkëpunojmë me një tjetër projekt të Bashkisë së Tiranës. Është një shkollë fantastike, pata rastin t’i hidhja një sy dhe shikoj që është e rinovuar. Kontributi ynë në këtë projekt synon të mbështesim të rinjtë në botën ku ata jetojnë dhe ku teknologjia e informacionit zë një vend të konsiderueshëm. Është një shtysë e mëtejshme për të rinjtë”, tha ambasadorja Sourani.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen