Shkurti i acartë, 100 shkolla në Shqipëri pa ngrohje! Në Tepelenë, klasa me rezistenca, nxënësit me xhupa! Ministrja e Arsimit: Përgjegjësi e bashkive

TIRANË- Dimri i ka gjetur edhe këtë vit disa shkolla në vend pa ngrohje. Në një vëzhgim të Report Tv në shkollën “7 Marsi” në Tepelenë nxënësit rrinë me xhupa në klasa dhe thonë se furnelat janë të pamjaftueshme për ngrohje. Ministrja e Arsimit Evis Kushi pranon se janë 100 shkolla në vend pa ngrohje, duke kërkuar nga bashkitë të marrin masa urgjente.  

Nxënësit e shkollës 9- vjeçare "7 marsi" në qytetin e Tepelenës janë të ekspozuar karshi temperaturave të acarta, disa gradë nën zero. Kaldaja e instaluar prej 1 viti ka dalë jashtë funksionit e për pasojë, 200 nxënës zhvillojnë mësim në të ftohtë.  

Prindërit, gjyshërit dhe vetë fëmijët shprehen se në klasa ndizen rezistenca me orare të reduktuara, por që nuk sigurojnë ngrohje të mjaftueshme.

“Siç më ka thënë mbesa janë pa ngrohje në klasë, me një reflektor dhe me xhama të thyer. Me një priëe a mund të ngrohen të gjithë nxënësit?!”, tha një i moshuar.

Ndërsa vetë fëmijët shprehen se rrinë në klasa me xhupa e kapuçë.

Si rrini ne klasa?
Me xhup
A keni ftohte?
Po
Në klase a ka ngrohje?
Po ka një prize, por nuk ngroh.
Është ftohtë në klase?
Po tek klasa ime shume ftohtë
A punojnë kaldajat?
Jo nuk ka!
A ke ftohtë?
Po kam pak.
Me xhup rri ne klase?
Po.

Report Tv u interesua pranë Zyrës Arsimore të Tepelenës, por nuk morëm informacion. Madje në pushimin e gjatë, nxënësit u instruktuan nga mësuesit të thonë se kanë ngrohje në shkollë.  Ndërsa prindërit dhe gjyshërit denoncojnë se në shkollë u kërkojnë para për të blerë rezistenca.

“S’ka ngrohje! Kush do ngrohet më përpara tek nje prize?! Mbesa me thotë se mësuesja ka kërkuar lek për te blerë furnelë të re. Ngrohja e nxënësve të kësaj shkolle është shumë keq”, tha një tjetër prind.

Në mbarë vendin janë 100 shkolla pa ngrohje, bën të ditur Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, duke ngarkuar me përgjegjësi bashkitë.

“Në komunikim të vazhdueshëm me çdo bashki dhe njësi administrative në vend, kemi kërkuar marrjen e masave në kohë, sigurimin e ngrohjes dhe garantimin e kushteve për zhvillimin e procesit normal mësimor, si pjesë e përgjegjësisë së tyre”, shkruan ajo në Facebook.

Kushi sqaron se 28 shkolla nuk kanë fare sistem ngrohje, në 51 shkolla nuk funksionin si duhet rrjeti elektrik dhe 21 të tjera mungon lënda djegëse për kaldajat.

“Përsa i takon situatës në terren dhe raportimeve në mënyrë të vazhdueshme nga zyrat arsimore kemi kërkuar në mënyrë urgjente pajisjen me sistem ngrohjeje të 28 shkollave nga ana e bashkive respektive.  Gjithashtu u kemi kërkuar bashkive të marrin masa për 51 shkolla ku ngrohja bëhet përmes sistemit elektrik por ngarkesa në rrjet ka sjellë vështirësi për ngrohjen optimale të tyre. Gjithashtu, i kemi informuar që të ndërhyjnë në 21 shkolla, ku sistemi i kaldajës ka nevojë për riparime apo furnizim me lëndë djegëse”, vijon ministrja e Arsimit.

Për shkak të mungesës së ngrohjes në disa shkolla të Dibrës e Devollit, ku temperaturat janë nën zero mësimi zhvillohet me orë të reduktuara.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja