Godina e një reparti ushtarak, me emrin “Xhafer Hakani” është kthyer në shkollë prej 15 vitesh për nxënësit e zonës së NSHU në lagjen 'Dyli Haxhire Myzyr'i të qytetit të Elbasanit. Rreth 400 nxënës të kësaj zone studiojnë aty në kushte tepër të vështira, ndërsa pak metra më tutje shkolla 9-vjecare, ende pa emër, pothuajse e përfunduar, qëndron e mbyllur.
6 vjet më parë nisi puna për ndërtimin e saj, por për shkak të mos parashikimit në projekt të një kati, shkolla mbeti e papërfunduar në rrethimin e saj dhe kanalizimet. U desh ndërrimi i pushteteve që ministria e arsimit të parashikonte një fond për mbyljen e punimeve të kësaj shkolle, ku do të mësojnë rreth 400 nxënës. Banorët thonë se me kalimin e viteve për shkak se godina ku fëmijët e tyre mësojnë është në kushte të këqija nxënësit i kishin humbur shpresat për përfundimin e shkollës së re.
Punimet për përfundimin e shkollës pritet të fillojnë në muajin shtator dhe të përfundojnë brenda këtij viti. Edhe pse nuk do të kenë mundësi ta fillojnë mësimin në shkollën e re, nxënësit e kësaj zone të paktën do të ulen aty vitin e ardhshëm.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com