Mjeku reanimator në spitalin e Fierit Kliti Gjerazi u shpreh për mediat se gjithsej të shtruar në spital për mjekim janë 10, 7 nxënës, 2 mësues dhe sanitarja e shkollës. Ai e përjashtoi pistën e helmimit duke dyshuar te virozat e stinës, megjithatë fjalën e fundit do ta thonë analizat që pritet që të dalin. Mjeku theksoi se ishte atak i tipit të panikut dhe shqetësim që nuk di nga t'ia vë emrin.
"Urgjenca ka reaguar shpejt, nxënësit janë shtruar, është ngritur një grup pune. Pasi i kemi vizituar. Ankesat ishin të sferës respiratore, "nuk marrim frymë, kemi aromë të keqe, provokonin të vjella, por nuk kanë vjellë'. Unë nuk isha prezent dhe për këtë arsye e pyesim të sëmurin se cfarë ka ndodhur dhe ata japin variante të ndryshme. Dikush thotë se erdhi një aromë e keqe që e lidhin me klasën dhe palestrën se kemi edhe arsimtare dhe sanitaren, se ishte aromë e keqe që na bezdisi fytin si erë pesticide, dicka kimike, që nuk e përcaktojmë dot ne sepse kur del në ajër shpërbëhet. Helmim? Helmimi ka disa kritere të tjera, duhet të kenë konsumuar ushqim, apo lëndë të përbashkët që të kenë helmim masiv.
Nuk kishte parametra të prishur, oksigjenimi ishte normal. Ishin shtatë nxënës, sanitare dhe arsimtare, gjithsej 10 veta. Shqetësimet mund të kenë qenë ndoshta se janë viroza stinore. Nga grafia kishin shqetësime pulmonare. Diagnoza jonë nuk është akoma e plotë, se u janë marrë analizat e gjakut dhe biokimike. Deri tani nuk kemi gjetur asgjë. Ankesa kryesor e mbytjes rrëzohet, më shumë ishte atak i tipit të panikut dhe shqetësim që nuk di nga t'ia vë emrin. Nëse nuk do të kenë shqetësim do të largohen. Nxënësit nuk referojnë se kanë ngrënë bashkë apo pirë bashkë, thjeshtë se ishte një aromë e keqe ose dicka e formës areogene, tani nuk jemi në luftë kimike..." tha ai.
Lajmi kryesor:
Fier, incident në laborator, 7 nxënës me 2 mësues dhe sanitaren në spital me urgjencë, mjeku: S'kemi gjetur gjë, presim analizat
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykata e Fierit sekuestron mbi 1 mln euro pasuri të financuesit të laboratorit të kokainës në Frakull! Dhjetëra apartamente në Tiranë e Durrës (EMRI+LISTA)
27 Nëntor, 10:46
-
Fier/Përplasi për vdekje 61 vjeçaren, arrestohet autori! E la në mes të rrugës
26 Nëntor, 13:48
-
E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë i pallatit, ndërron jetë
26 Nëntor, 13:06
-
Fier/ Një grua gjendet e plagosur rëndë anash rrugës, vdes më pas në spital! Dyshohet se u aksidentua nga një mjet, hetime për drejtuesin
25 Nëntor, 19:10
-
Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh
24 Nëntor, 19:34
-
Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!
24 Nëntor, 19:21
-
Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh
24 Nëntor, 10:39
-
Erion Braçe 'përplaset' me komentuesin: O hajvan, nuk ka urë të gatshme, po e ndërtojmë
23 Nëntor, 12:11
-
Moti i keq në Fier/ Disa fshatra pa energji elektrike
22 Nëntor, 18:51
-
Moti i keq në Lushnjë/ Rrugët kryesore në pushtetin e ujit! Ndërprerje e energjisë elektrike në qytet dhe zona rurale (VIDEO)
22 Nëntor, 18:29
-
Komedia ‘Ëndërr në papafingo’ në skenën e Teatrit të Fierit! Regjisori Leka Bungo: Trajton familjen socialiste në vitet ‘70
22 Nëntor, 18:12
-
Masat pas vrasjes së Martinit, shqiptarët në shumicë dërrmuese pro mbylljes së TikTok e Snapchat! Fieri nis blerjen e kamerave për kopshtet e shkollat
22 Nëntor, 17:00