TIRANE - Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor si nga këmbësorët ashtu edhe nga drejtuesit e automjeteve dhe mungesa e sinjalistikës ka bërë që vitin që kaloi të humbin jetën 334 persona dhe 481 të tjerë kanë pësuar dëmtime të rënda si pasojë e e aksidenteve rrugore. Por, po në vitin 2012 ka pasur plot 1870 aksidente rrgore. Shifrat janë bërë publike nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara dhe Policia e Shtetit gjatë një aktiviteti të përbashkët me “Vodafone Albania”.
Por përveçse se mungesës së sinjalistikës, shqiptarët vuajnë edhe nga mungesa e edukatës dhe e respektimit të vijave të bardha brenda qytetit. Për këtë arsye disa të rinj, nxënës të shkollave të mesme në Tiranë janë angazhuar nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara në bashkëpunim me Policine e Shtetit për të demostruar sesa e rëndësishme është respektimi i rregullave dhe dhenia përparësi kalimtareve në vijat e bardha.
Për të shmangur këto shifra, por edhe në kuadër të javës botërore për sigurinë rrugore Kombet e Bashkuara në bashkëpunim me “Vodafone Albania” dhe policinë e shtetit kanë organizuar aktivitete me nxënës të shkollave 9-vjeçare të Tiranës nën moton “jam këmbësor, kam përparësi”. Ledio Isufi një drejtues automjeti shprehet se problemi ëahtë tek të dyja palët, edhe të këmbësorët dhe të drejtuesit.
“Unë kam qenë në të dyja rastet shpeshherë këmbësorët kalojnë në mes të rrugës, duke harruar që kalojnë makinat. Por ka edhe drejtues mjetesh që ecin pa kujdes”. Po në kuadër të javës Botërore të Sigurisë edhe Ecovolis, ka ndërrmarrë një nismë për disa aktivitete. Ata dje kanë bërë një vërshim mbi biçikleta të mbi 100 të rinjve, nxënës të Gjimnazit "Qemal Stafa", në qendër të Tiranës.
Pikërisht, për të nxitur jo vetëm pedaluesit aktualë por dhe brezat në rritje, këtë vit programi i Javës Botërore për Sigurinë Rrugore ka në qendër të vegjlit dhe të rinjtë, ata që rriten mes makinave dhe transportit pasiv, e që kanë nevojë për motivim të veçantë për t'iu drejtuar dyrrotakut, këmbësorisë, patinave apo çdo mjeti tjetër të shëndetshëm, të sigurt dhe ekologjik. Nga data 6-13 është java e sigurisë rrugore e cila i dedikohet tërësisht këmbësorëve.
Shpresohet që aktivitetet e organizuara të rrisin ndërgjegjësimin në mënyrë që të shpëtohen jetë. Pakujdesitë, por edhe shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor janë shkaktaret kryesor të vdekjeve të 1.3 milionë njerëzve në botë dhe plagosjen e të paktën 50 milionë njerëzve në botë. Të dhënat zyrtare tregojnë se një çerek milionë njerëz kanë humbur jetën duke qenë këmbësorë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqitarja.com)
/Shqiptarja.com