Ditën e sotme kryeministri i vendit Edi Rama e ka nisur me një video në të cilën tregohet transformimi i qendrës shëndetësore në Tregan, Elbasan.
“MIRËMËNGJES dhe me transformimin që vazhdon çdo ditë, hap pas hapi, cep më cep të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”
Një doktor shprehet ndryshimi mes godinës së para 4 viteve me atë sot nuk krahasohen as si dita me natën.
"Para 4 vitesh këtu ka qenë lagështirë e madhe, sot është ndryshim i madh, duken vetë, as nata me ditën nuk mund t'i krahasosh", shprehet doktori.
Ndërsa një infermiere shprehet se nga lagështira nxiheshin dhe dokumentet.
"Nuk ishin këto kushte, nxiheshin dokumentet nga lagështia. Tani kushtet janë të kënaqshme. Fëmijët edhe gratë shtatzënë, të gjithë që vijnë janë të kënaqur", shprehet infermierja.