Puna për nxjerrjen e helikiopterit filloi mëngjesin e sotëm me matjet dhe vetëm rreth orës 17:00 është bërë e mundur nxjerrja e disa prej pjesëve të mjetit fluturues.
Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë me dije se është arritur të nxirret një pjesë e motorrit si dhe dy sedile. Ndërkohë, për shkak të kushteve atmosferike, nuk është arritur të nxirret kutia e zezë dhe trupi i helikpotperit, që ka mbetur nën ujë.
Pjesët e nxjerra u dërguan në komisariatin e Shkodrës.
Bëhet e ditur se operacionet e kërkimit janë ndërprerë për ditën e sotme, për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
Polumbarët e RENEA-s dhe Forcave të Armatosura, pritet të rinisinin punën nesër.
Në vendin e ngjarjes, ishin edhe ekspertët francezë të Eurokopter, të cilët do të jenë pjesë e grupit që do të hetojnë për shkaqet e këtij aksidenti.
Nga të dhënat që do të nxirren prej kutisë së zezë
pritet të zbadhen edhe shkaqet e aksidentit ku humbën jetën dy ushtarakë, ndërsa një i tretë mbeti i plagosur.
08:00 Nis operacioni për nxjerrjen nga ujërat e Liqenit të helikopterit të Ushtrisë
Ka nisur në Malësinë e Madhe operacioni për nxjerrjen nga ujërat e liqenit të helikopterit i cili u rrëzuar dy ditë më parë dhe ku gjetën vdekjen 2 pilotët e u plagos një efektiv ushtarak.
Operacioni për nxjerrjen e mjetit fluturues ka nisur nga ana e forcave ushtarake si dhe polumbarëve të RENEA-s.
Helikopteri është në një thellësi prej 7 metrash në ujë dhe synohet që të nxirret me jastekë ajri që pritet të nxirret nga ujërat e Shirokës e më pas në breg.
Disa pjesë të helikopterit që u aksidentua u gjetën ditën e aksidentit, ndërkohë që trupi i tij ka qëndruar në thellësi të ujit.
Pas nxjerrjes së helikopterit ai do dërgohet në Ministrinë e Mbrojtjes, ku do merret kutia e zezë, nëse nuk është dëmtuar, dhe do hetohet shkaku i këtij aksidenti.