Nxirrnin të miturin për të sharë në Tik-Tok, pas videove fshihen kërcënimet me thikë, dhunimi fizik e psikik i 10 vjeçarit! Prokuroria e Beratit çon në gjyq nënë e bir

Nxirrnin të miturin për të sharë në Tik-Tok, pas videove fshihen kërcënimet me thikë, dhunimi fizik e psikik i 10 vjeçarit! Prokuroria e Beratit çon në gjyq nënë e bir

Tik Tok

Berat- Prokuroria e Beratit mbylli hetimet dhe dërgoi në gjykatë Natasha Rombulën dhe djalin e saj, Armando Kumaraku për akuzën e keqtrajtimit të një 10 vjeçari për përfitim financiar përmes videove në tik tok.

I vogli që ishte i afërm i të pandehurve shfaqej në videot e Tik Tok duke përdorur fjalor banal, ndërkohë pas kësaj prokuroria zbulon se fshiheshin keqtrajtime deri dhe në kërcënime fizike dhe psikologjike.

Prokuroria thotë se Natasha Rombuli dhe Armando Kumaraku e detyronin 10 vjeçarin të bënte video, të dilte në rrjetin social “Tiktok” duke përdorur fjalë banale dhe fyese tepër të rënda edhe për persona të rritur jo më për moshën që kishte duke e rënduar emocionalisht me anë të kërcënimeve të bëra nga dy të pandehurit.

Si provë janë dhe pamjet filmike që shfaqen në video, ku djali i mitur ka përdorur sjellje dhe fjalor të papërshtatshëm i nxitur nga të pandehurit.

Si pasojë e ngjarjeve traumatike, prokuroria vlerësoi se të pandehurit "kanë ndikuar në cilësinë e jetës së të miturit duke mos e lejuar të ketë një qetësi shpirtërore, të ndihet i pambrojtur dhe i bullizuar, duke pasur frikëra të vazhdueshme” informon prokuroria e Beratit' thotë prokuroria e Beratit.

Vetë i vogli ka dëshmuar se shpesh herë ka pasur kërcënime fizike dhe psikologjike kur dilte në “Tik Tok” dhe Armando e kërcënonte gjatë gjithë kohës me thikë që ai të shfaqej në rrjetet sociale edhe pse ai shprehej se nuk kishte dëshirë edhe një pjesë të fjalorit që ai përdorte në këtë rrjet nuk ja dinte kuptimin dhe deklaron se e mësonin dy të pandehurit.

Po kështu dhe dhënia e thikës të miturit me gjatësi 25 cm duke ushtruar dhunë psikologjike të vazhdueshme, duke e ofenduar në vazhdimësi dhe në mënyrë të përsëritur me një fjalor shumë të rëndë ndaj tij dhe nënës së tij si dhe me goditje fizike kanë shkaktuar pasoja tek i mituri, informon prokuroria.

Jo vetëm kaq të voglit i jipnin puro dhe pije alkoolike dhe kjo qartësisht rezulton se ndaj tij është ushtruar keqtrajtim fizik dhe psikologjik dhe është detyruar për të kryer veprime që dëmtojnë zhvillimin e tij mendor dhe fizik.

Ndaj të dyve është ngritur akuzan e “Keqtrajtimit të të miturit” e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 124/b/2 dhe 25 i Kodit Penal dhe dosja i kalon gjykatës së Beratit

Ishte e ëma e të miturit, e cila ishte ndarë nga bashkëshorti që denoncoi keqtrajtimin që i bëhej fëmijës pas videove të shpërndara në rrjetin social TikTok, ku duken të dy që mësojnë 10-vjeçarin të shajë me fjalë banale. Nga gjenerimi i videove ata për të përfitonin vlera monetare.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Cili Bardh gënjen? Ai që akuzon Nokën si të lidhur me një trafikant droge, apo ai që akuzon sot prokurorët e SPAK? 

Cili Bardh gënjen? Ai që akuzon Nokën si të lidhur me një trafikant droge, apo ai që akuzon sot prokurorët e SPAK?