Një zjarr ka përfshirë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm kodrën e fshatit Skrevan, Dimal. Flakët, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, u përhapën me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pemë dhe shkurre.

Pas rreth tre orësh ndërhyrje, flakët u vunë nën kontroll, megjithatë, forcat zjarrfikëse vijojnë monitorimin.

Si pasojë e zjarrit, janë djegur rreth 10 hektarë sipërfaqe kodrinore me pemë dhe shkurre.

Paraprakisht zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm.


Lajmi kryesor:

18 vatra zjarri në vend, 5 mbeten ende aktive! Ministria: Situata më problematike në Bulqizë, nuk ka rrezik për zonat e banuara! Përmirësohet gjendja në Dajt