Ekonomia Shqiptare dhe sfidat për nxitjen e kreditimit, do të jenë teme e Forumit të tretë Ndërkombëtar Financiar, që do të zhvillohet gjatë muajit qershor në Tiranë, bën të ditur Banka e Shqipërisë.
Sipas Bankës Qendrore, ky takim, i kthyer tashmë në traditë, shërben si një platformë për të shkëmbyer ide dhe për të paraqitur qëndrime në lidhje me problemet e ndryshme që lidhen me sektorin bankar e financiar.Ndërsa do të jenë të ftuar të marrin pjesë përfaësues të Bankës së Shqipërisë, sistemit bankar, ekzekutivit shqiptar, FMN-së, si dhe përfaqësues nga grupet bankare të huaja që kanë filialet e tyre në Shqipëri.
Deri në momentin e zhvillimit të forumit, bankave iu është kërkua të thellohen në identifikimin e pengesave, sipas këndvështrimit të tyre, dhe në përgatitjen e sugjerimeve përkatëse për autoritetet shqiptare për të kapërcyer pengesa në sektorin e kredimit.
Në takimin e zhvilluar pak ditë më parë në Tiranë, mbi këtë çështje, me përfaqësuesit më të lartë të ekzekutivit, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, i kërkoi sistemit bankar të adoptojë një përqasje proaktive për të shfrytëzuar më mirë mundësitë ekzistuese dhe për të rritur ndërmjetësimin financiar.
Zoti Sejko theksoi nevojën për të respektuar kërkesat e kuadrit rregullator mbikëqyrës për vlerësimin dhe administrimin e rrezikut të kreditit, duke përfshirë në këtë drejtim edhe një shpërndarje sa më të balancuar të portofolit të kredisë. Për këtë qëllim, është e domosdoshme që vetë sistemi të bëjë një rivlerësim të kujdesshëm të potencialit që mbartin sektorët e ndryshëm të ekonomisë, duke identifikuar sektorët që ofrojnë mundësi më të mira kreditimi. Për të garantuar një gjallërim të qëndrueshëm të kredisë për ekonominë, është e domosdoshme një analizë e thellë e portofolit të kredive me probleme. Ky vlerësim duhet të realizohet në nivel mikro, duke mbuluar rast pas rasti degë të veçanta të ekonomisë, aktivitete të ndryshme të veprimtarisë prodhuese dhe të fushës së shërbimeve, apo dhe biznese me rëndësi sistemike, si për sektorin ku operon, ashtu edhe për bankën financuese.
/atsh/
/Shqiptarja.com