Nxitja e punësimit, memorandum 
mirëkuptimi mes SHPK dhe INSTAT

Nxitja e punësimit, memorandum <br />mirëkuptimi mes SHPK dhe INSTAT
Memorandumi i Mirëkuptimit, që u nënshkrua sot mes shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe INSTAT, synon të rrisë performancën e funksionimit të Sistemit Kombëtar Statistikor, duke rregulluar mënyrën e organizimit të punës dhe transmetimit të të dhënave. 

E pranishme në firmosjen e memorandumit ishte edhe Ministrja e Mirëqenies Sociale, Olta Xhaçka, e cila u shpreh se ky hap i shërben ngritjes së një sistemi menaxhimi të informacionit, për të kuptuar tendencat që kanë ndodhur të kaluarën dhe cfarë do të ndodhë më tej. 

Drejtoresha e INSTAT, Delina Ibrahimaj, theksoi se bashkëpunimi do të përmirësojë cilësinë e statistikave, me qëllim që t’i përgjigjen në kohë dhe me cilësi kërkesave gjithnjë në rritje të përdoruesve.

"Ndër vite, INSTAT dhe SHKP kanë shkëmbyer të dhëna të vlefshme mbi punësimin dhe papunësinë, që kanë ndihmuar palët në prodhimin e statistikave të tregut të punës dhe në hartimin e politikave për nxitjen e punësimit dhe reduktimin e papunësisë në vend", thotë Ibrahimaj:

Ndërkohë INSTAT ka ndërmarrë një proces hartimi memorandumesh bashkëpunimi me 18 ministri apo institucione të varësisë, me qëllim të zgjeroi nivelin e bashkëpunimit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)