Nxitja e punësimit, ja 7
kategoritë që do përfitojnë

Nxitja e punësimit, ja 7<br />kategoritë që do përfitojnë
TIRANE- Qeveria ka rritur fondin për nxitjen e punësimit, duke shtuar edhe shtatë kategoria të reja të cilat do të kenë mundësi të gjejnë një vend pune. Gratë dhe të rinjtë nën 30 vjeç të cilët janë të papunë, do të jenë dy ndër kategoritë parësore të cilat do të mbështeten për t’u punësuar. Kjo do të bëhet falë mbështetjes financiare që Ministria e Mirëqenies Sociale do të bëjë për punëdhënësit të cilët punësojnë femrat dhe të rinjtë, duke rimbursuar pagesën e sigurimeve shoqërore apo edhe duke paguar deri në 3 paga mujore.

Ministri Blendi Klosi menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ka bërë të ditur kategoritë që përfitojnë. “Qeveria shqiptare miratoi 7 programe të reja që do të zbatohen gjatë vitit 2016, duke i mundësuar punësimin e mbi 10.000 punëkërkuesve të papunë, ku rreth 70% e tyre do të jenë gra e vajza dhe 55% e gjithë programit do të jenë punëkërkues të rinj. Duke përcaktuar si përfituese gratë kryefamiljare dhe vajzat nëna, të cilat kanë në ngarkim  fëmijë deri në moshën 18 vjeç, pasi është e njohur vështirësia e tyre në tregun e punës për të gjetur një punësim të denjë.

Për këtë kategori është propozuar dhe është miratuar tashmë rritja e nivelit të subvencionimit të pagës  në masën 115% të pagës minimale”, - u shpreh Klosi. Skema do të fillojë të zbatohet në vitin 2016 dhe kohëzgjatja e saj të jetë 5 vjet. Punonjësit do të punësohen nëse janë të regjistruar pranë Zyrave të Punës. Fondi për vitin 2016-t do të jetë 490 milionë lekë.
 
Masa e financimit
Financohet çdo punëdhënës në masën 10 000 lekë në muaj, për trajnimin nëpërmjet punës për çdo person, për një periudhë 3-mujore.
Për çdo punëkërkues të papunë të përfshirë në program me një pagesë pjesëmarrjeje në kurs, në masën 100 për qind të pagës minimale në shkallë vendi, për të gjithë kohëzgjatjen e trajnimit. Zyra përkatëse e punësimit kryen edhe derdhjen e kontributit për sigurimin nga aksidentet në punë, në masën 0.3 për qind të pagës minimale, i cili derdhet në degën përkatëse.

Me një financim mujor, në masën e sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore mbi pagën 25 000 për 9 muaj, me kusht që kohëzgjatja e kontratës së punës të mos jetë më e shkurtër se 15 muaj. Ky financim bëhet nga zyra e punësimit në degën përkatëse të tatimeve sipas procedurave përkatëse. Në rast se punëdhënësi paguan më shumë se 25 000 mijë lekë në muaj, është i detyruar të mbulojë sigurimet e detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore përtej kësaj vlere.

Për çdo punëkërkues të papunë të përfshirë sipas këtij programi, me katër paga, në vlerën 25 000 lekë, në muajin e tretë e të katërt dhe në muajin e tetë e të nëntë të kontratës. Ndërsa për muajt e tjerë financon punëdhënësi.
Për çdo punëkërkues të papunë me një financim mujor në masën 100 për qind të pagës minimale në shkallë vendi për 9 muaj dhe në masën 50 për qind të pagës minimale në shkallë vendi, për çdo person, për 6-mujorin pasardhës, me kusht që kohëzgjatja e kontratës së punës të mos jetë më e shkurtër se 21 muaj.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 janar 2016

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi