Një breshkë , e cila u zbulua në një plazh të Lebanonit javën e kaluar, është nxjerrë me forcë nga uji nga disa turistë në mënyrë që ata të bënin selfie me të. Sipas një dëshmitari kafsha ishte duke notuar pranë Havana Beach në Beirut kur një pushuesit e tërhoqi dhe e hodhi në rërë.

Më pas disa njerëz u mblodhën rreth breshkës për të bërë foto, e cila më pas është shkelur me këmbë.

Fatmirësisht dy kalimtarë vunë re kafshën e pambrojtur, lloji i të cilës është në rrezik zhdukjeje, dhe kontaktuan organizatën mjedisore Green Area për ta shpëtuar.

Pas shpëtimit, veterinerët gjetën dëmtime në kokën e saj. Nuk dihet nëse personat në foto e sulmuan fizikisht kafshën.
breshka
breshka
breshka
breshka

breshka

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)