Ditën e djeshme nga kampi Al-Hol në Siri janë nxjerrë 4 fëmijë të mitur dhe një grua e plagosur, lajm ky shpresëdhënës se nga kampi i 'ferrit' do të nxirren të gjithë shqiptarët, por nënkryetari i PD-së, Edi Paloka e ka shfrytëzuar për të akuzuar Kryeministrin Rama se po harxhon paratë e shqiptarëve me charter e hotele luksoze.

"Shkon deri në Liban , harxhon miliona me charter, supereskorta e hotele luksoze (po nga paratë tona) për t'i dhëne intervistë Muhamet Veliut që e kishte me vete në charter e për t'u mburrur se ishte ai “superheroi”", shkruan Paloka.

Ndërkohë ashtu si dhe kreu i partisë së tij, Paloka ka probleme me numërimin, pasi nga kampi janë nxjerrë 4 fëmijë dhe jo 3, siç ai thotë.

Më tej nënkryetari i PD vijon me akuzat se 'Shqipëria është kthyer në një kamp ferri'.

Postimi i Edi Palokës në Facebook