Mikel (Gjovalin) Alia i është lënë në burg, nga Gjykata e Lezhës, për shkak se akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e shokut të tij të fëmijërisë, Eri Zefit 34-vjeçarit që u gjet i vrarë në një kanal në Zall Xhuxhë të Mirditës me 2 tetor të këtij viti. Gjatë seancës gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura, Alia nuk ka folur asnjë fjalë, por ka qenë avokati i tij i cili ka kërkuar që klienti i tij të hetohet në gjendje të lire me argumentin se nuk ka lidhje me vrasjen e Eri Zefit.
Ndërsa në lidhje me ngjarjen ai ka thënë se do të flasin gjatë fazës së hetimeve. Por duke ju referuar provave dhe fakteve të paraqitura nga prokurori i çështjes Erjon Shehaj, gjyqtari Artan Hajredinaj vendosi që mos ta ndryshoje masën e sigurisë të dhënë në mungese arrest me burg për Mikel (Gjovalin) Aline. Nga hetimet rezulton se personi në fjalë i cili ka qenë shok i ngushte me Eri Zefin ka luajtur në rol të rëndësishëm në ekzekutimin e 34-vjeçarit, pasi e ka nxjerrë në pritë tek hasmit për ta ekzekutuar.
Alia u vetëdorëzua në policinë e Lezhës mëngjesin e së hënës, pasi qëndroi disa ditë në arrati. Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për hasmëri, pasi vëllai i Eri Zefit, i quajtur Ndue Zefi, ka vrarë me armë zjarri fqinjin e tij Martin Ndrecën, në shkurt të këtij viti pas një konflikti për motive të dobëta.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush do të fitojë zgjedhjet në bashkinë e Kukësit?
-
Halilaj i PS
66.6%
-
Vata i BF
24.6%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 679
Lajme të tjera
-
Zjarr në hyrje të qytetit të Lezhës, flakët rrezikojnë një fabrikë këpucësh
23 Shtator, 17:01
-
Transportonte veshje të firmave të ndryshme pa fatura tatimore përkatëse, vihet nën hetim 44-vjeçari në Lezhë
23 Shtator, 16:11
-
VIDEO/ Mbushën makinat me emigrantë, ndalohen 2 shoferët transportues! Morën 500 euro për secilin
23 Shtator, 09:11
-
Lezhë/ U raportua si aksident, 25-vjeçari tentoi të vrasë ish-burrin e motrës duke e përplasur me makinë, shpallet në kërkim! Shkak, sherret për divorcin (Emrat)
22 Shtator, 15:24
-
Bilanci i aksidenteve në Lezhë! Në 1 javë 9 aksidente me 2 viktima dhe 13 të plagosur! Eksperti rrugor: Po vret shpejtësia dhe telefoni në timon
22 Shtator, 09:28
-
Përmbyset kamioni me inerte në Lezhë, plagoset drejtuesi
21 Shtator, 18:57
-
VIDEO/ Dy aksidente në pak minuta në Lezhë, tre të plagosur! Dy vajza nisen drejt spitalit, një tjetër shofer në urgjencë
21 Shtator, 10:21
-
Gjykata e Lezhës në kaos, 3 gjyqtarë me 80 çështje në ditë! Avokti: Zvarriten gjyqet, KLGJ të plotësoje vakancat
20 Shtator, 19:00
-
Përplasen dy makina në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, plagosen katër persona, 2 prej tyre në gjendje të rëndë
20 Shtator, 18:41
-
Eksploruesit e natyrës me kampera në Kune e Zadrimë! Turistët: Lezha i ka të gjitha, det, lagunë e mal
20 Shtator, 15:54
-
EMRI/Transportonte me furgon mallra të kontrabandauara, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari në Lezhë
20 Shtator, 13:40
-
Po kthehej nga Spanja, arrestohet në Rinas Albert Margjoni! Ishte dënuar për tentativë vrasjeje
20 Shtator, 13:05
Nuk ishte budall Enveri qe izoloi shqiptart..
Përgjigju