-
Kronikë
Nxori në pritë shokun e fëmijërisë që i fshihej gjakmarrjes, Gjykata e Lezhës dënon me 21 vite burg Mikel Aliajn
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 21 vite e 4 muaj burg, 42-vjeçarin Mikel (Gjovalin) Alia, ndaj të cilit u ngrit akuza e vrasjes, pasi me 2 tetor të vitit 2019-të nxori në pritë shokun e tij të fëmijërisë Eri Zefi për ta ekzekutuar.42-vjeçari u gjet fajtor për veprat penale "Vrasje me paramendim" dhe "Armbajtje pa leje".
3 Nëntor 2021, 10:09 -
Kronikë
Nxori në pritë shokun e fëmijërisë për ta ekzekutuar, prokuroria e Lezhës kërkon 30 vite burg për Mikel Alinë
Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 30 vite burg të 42-vjeçarit Mikel (Gjovalin) Alia, ndaj të cilit u ngrit akuza e vrasjes në bashkëpunim, pasi me 2 tetor të vitit 2019-të nxori në pritë shokun e tij të fëmijërisë Eri Zefi për ta ekzekutuar
19 Tetor 2021, 08:53 -
Report Tv zbardh dosjen/ Fakte dhe dëshmi për vrasjen e Eri Zefit, biseda me gruan dhe pabesia e shokut që e nxori në pritë! 13 telefonata me të arrestuarin
Mikel (Gjovalin) Alia i cili është personi i vetëm i marrë i pandehur për vrasjen e 34-vjeçarit Eri Zefi në Zall Xhuxhe të Mirditës rezulton të ketë komunikuar 13 herë në telefon me viktimën pasditen dhe mbrëmjen e 1 tetorit të vitit 2019-të, ndërsa për të futur në kurth 34-vjeçarin janë përfshire dhe persona të tjerë, por që nuk është arritur të identifikohen.
24 Shkurt 2021, 11:04 -
Vrasja e 34-vjeçarit në tetor 2019 në Fan të Mirditës, prokuroria mbyll hetimet, çon të pandehur shokun e fëmijërisë: E nxori në pritë, ka prova
Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për vrasjen e 34-vjeçarit Eri Zefi, ngjarje e ndodhur me 2 tetor të vitit 2019-të në fshatin Zall-Xhuxhe të Njesisë Administrative të Fanit në Mirditë.
17 Shkurt 2021, 09:19 -
Ekskluzive/ Foli në Whatsapp deri sa e ekzekutuan, përgjigjja që i ngriti dyshimet gruas turke të Eri Zefit - Si u zbulua shoku tradhtar!
Dinamika e plotë/ Si u tërhoq në kurth e u ekzekutua nga hasmit Eri Zefi. Rrëfimi i gruas:Biseda në Ëhatsapp më krijoi dyshimet e para. Familja Ndreca nuk e fali Eri Zefin, i dha “besë” për gjashtë muaj vetëm vëllai të tij Nikolinit. Shoku i ngushtë e nxorri nga shtëpia në Tiranë, dhe e çoi drejt vrasësve në fshatin Zallë Xhoxhë të Mirditës ku edhe e ekzekutuan. E mashtroi se do të vidhnin kanabis në Fan të Mirditës.
12 Nëntor 2019, 19:56 -
Vetëdorëzohet në polici bashkëpunëtori i vrasjes së Eri Zefit: Nuk e nxora në pritë, na sulmuan! Donin të më qëllonin edhe mua
Mikel (Gjovalin) Alia i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e shokut të tij të fëmijërisë, Eri Zefit 34-vjeçarit që u gjet i vrarë në një kanal në Zall Xhuxhë është vetëdorëzuar në polici.
12 Nëntor 2019, 09:40 -
FOTO/ Kush është shoku i fëmijërisë së Eri Zefit që e nxori në pritë tek hasmit, 34-vjeçari i besonte verbërisht
Report Tv ka siguruar foton e Mikel (Gjovalin) Alia, i shpallur tashmë në kërkim për vrasjen e Eri Zefit, 34-vjeçarit që u gjet i vrarë në një kanal në Zall Xhuxhë. Alia ishte shok fëmijërie me viktimën por hetimet kanë nxjerrë se ka qenë pikërisht ai që ka nxjerrë në pritë 34-vjeçarin tek personat që e ekzekutuan.
31 Tetor 2019, 10:01 -
EKSKLUZIVE/ Shoku i fëmijërisë shiti për lekë Eri Zefin, e nxorri nga 'ngujimi' në pritë tek hasmit! Si u mashtrua mirditori nga personi që i besonte verbërisht
Ekskluzive/ Zbardhet dosja, Zefi u shit nga shoku i ngushtë u nisën të vidhnin hashash, por e çoi tek dy vrasësit. Dinamika e ekzekutimit me 6 plumba të Eri Zefit. Njeriu që i besonte më shumë, e nxori në pritë. Dy qitësit ende të paidentifikuar dyshohet të jenë larguar në drejtim të Kosovës. Mikel allias Gjovalin Alia i shpalllur në kërkim nga policia. Alia ka komunikuar në telefon me Eri Zefin, duke i kërkuar të bashkëpunojnë së bashku për të vjedhur në mesnatë një sasi të kunsiderueshme hashashi në një territor malor, në fshatin Zallë Xhuxhë të Mirditës
30 Tetor 2019, 11:33 -
Identifikohet autori i vrasjes së Eri Zefit, shok me viktimën (EMRI)
Eri Zefi, 34-vjeçari që u gjet i vrarë në një kanal në Zall Xhuxhë mund të jetë vrarë nga shoku i tij. Policia ka identifikuar një nga autorët të cilët ekzekutuan Eri Zefin më 2 tetor të këtij viti. Ai është Mikel (Gjovalin) Alia, i cili është shpallur në kërkim.
30 Tetor 2019, 09:44 -
Ekskluzive/ Flet gruaja turke e Eri Zefit: Vëllai i vrau shokun, gjakmarrja mori një të pafajshëm! O Zot - thoshte - s'e mendoj ta lë djalin pa baba
Në një intervistë ekskluzive për Shqiptarja.com, gruaja e Eri Zefit rrëfen të gjithë historinë e gjakmarrjes mes dy familjeve pas vrasjes së Martin Ndrecës. Nazli Zefi 22-vjeçe e cila nuk është shqiptare, por që ishte martuar me Eri Zefin dhe 4 muaj më parë solli në jetë djalin, thotë se burri i saj e kishte shok të ngushtë Martin Ndrecën, që vrau i vëllai. 22-vjeçe tregon se burri i trembej hakmarrjes pas vrasjes që kishte bërë i vëllai.
8 Tetor 2019, 14:23 -
Vrasja në Mirditë/ Report Tv siguron ekspertizën: Eri Zefi u ekzekutua me 6 plumba, 4 në kokë
Report Tv ka siguruar detaje nga eskpertiza mjeko-ligjore për vrasjen e Eri Zefit 6 ditë më parë në Mirditë. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës.
8 Tetor 2019, 10:06 -
Familja e 34-vjeçarit që u gjet i vrarë në kanal ishte larguar nga Mirdita drejt Tiranës nga frika e hakmarrjes
Eri Zefi 34-vjeçari që u vra dy ditë më parë në Mirditë ishte nisur për të shkuar tek dajat e tij në zonën e Fanit. Sipas dyshimeve paraprake, atentatorët kanë qenë dy persona të cilët kanë ndjekur 34-vjeçarin nga Mirdita dhe më pas e kanë marrë peng duke e ekzekutuar në fshatin Zall-Xhuxhë.
4 Tetor 2019, 10:02 -
34-vjeçari që u gjet i vrarë në kanal përdorte dy emra, u mor peng dhe u ekzektua 50 m larg Rrugës së Kombit (VIDEO)
Eri Zefi njihej edhe me emrin Anton Zefi dhe kishte pasaportizimin në Adriatik të Kurbinit, por bashkë me familjen e tij jetonte në Durrës. Viktima mësohet se është marrë peng dhe më pas është ekzekutuar me një plumb në kokë pikërisht në vendin ku u gjet i vrarë, 50 metra larg rrugës së Kombit.. Policia ka shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje.
3 Tetor 2019, 09:48 -
Mirditë/ Dyshohet për gjakmarrje, gjendet në kanal i vrarë me armë zjarri Eri Zefi! Vëllai i tij vrau fqinjin në Durrës
Një vrasje ka ndodhur në qytetin e Mirditës. Viktima është Eri Zefi, 34-vjeç, banues në Kurbin dhe sipas burimeve të Report Tv është gjetur i vrarë në një kanal, ndërsa dyshimet e para janë se kjo vrasje ka ndodhur për motiv gjakmarrje pasi, vëllai i viktimës në shkurt të këtij viti vrau fqinjin e tij në Durrës. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po bën kontrolle në zonë për të kapur autorin.
2 Tetor 2019, 16:15