Vetëdorëzohet në polici bashkëpunëtori i vrasjes së Eri Zefit: Nuk e nxora në pritë, na sulmuan! Donin të më qëllonin edhe mua

MIRDITE- Mikel (Gjovalin) Alia i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e shokut të tij të fëmijërisë, Eri Zefit 34-vjeçarit që u gjet i vrarë në një kanal në Zall Xhuxhë është vetëdorëzuar në polici. Mësohet se ai ka deklaruar para policisë se nuk e ka nxjerrë në pritë Eri Zefin por ata kanë qenë duke udhëtuar së bashku, kur janë sulmuar nga disa grabitës së të cilët kanë tentuar ta vrasin edhe atë.

"Kam qenë duke udhëtuar me Eri Zefin, por nuk e kam nxjerrë në prite për ta ekzekutuar.Kanë dalë për të na grabitur dhe kanë dashur të më vrasin dhe mua", mësohet të jetë shprehur Alia.

Sipas policisë, Alia është vetëdorëzuar në polici pas negociimit me familjarët e tij.

Alia ishte shok fëmijërie me viktimën por hetimet kanë nxjerrë se ka qenë pikërisht ai që ka nxjerrë në pritë 34-vjeçarin tek personat që e ekzekutuan. Ky i fundit prej muajit shkurt 2019 kishte reduktuar lëvizjet e tij dhe frekuentimin e personave të ndryshëm, pasi i ruhej një gjakmarrje të mundshme. Kjo pasi, Eri Zefi është vëllai i Ndue Zefit, ky i fundit në shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin e tij 45-vjeçarin Martin Ndreca, pas një sherri banal.

Mikel (Gjovalin) Alia dhe Eri Zefi

Si pasojë e kësaj vrasje, Eri Zefi, i ndruhej një hakmarrje të mundshme dhe për këtë ai kishte marrë kërcënime të njëpasnjëshme. Personat që e doni të vdekur Eri Zefin kanë paguar shokun e ngushtë të Eri Zefit, Mikel Alia, me qëllim që ky i fundit ta nxirrte nga shtëpia Zefin dhe t'ia çonte në pritë dy autorëve, që ishin caktuar për të bërë vrasjen.

Sapo Alia dhe Zefi kanë dalë nga makina dhe ndodheshin mes errësirës, mes disa shkurreve janë shfaqur dy persona ende të paidentifikuar duke ushtruar dhunë barbare ndaj Zefit.

Një letër porosi e dërguar në autoritet të drejtësisë kosovare pritet të hedhë dritë mbi hyrje-daljet e dy autorëve të vrasjes. Letër-porosia është dërguar nga prokuroria e Lezhës e cila po drejton hetimin për rastin e vrasjes së Zefit, duke kërkuar nga pala kosovare të japë të dhëna për dy persona që kanë hyrë në territorin e Kosovës nga Shqipëria dhe më pas janë larguar nga Kosova në drejtim të Gjermanisë.

Bëhet fjalë për dy persona që i përkasin fisit Ndreca, mbi të cilët bien dyshimet kryesore si autorë të vrasjes së 36-vjeçarit Zefi. Është provuar se këta dy persona kanë dalë nga territori i Shqipërisë një ditë pas ngjarjes duke hyrë në Kosovë, por nuk dihet se kur janë larguar nga Kosova.

34-vjeçari u ekzekutua me 6 plumba, 4 prej të cilëve e kanë kapur në kokë ndërsa 2 të tjerët në gjoks. Në trupin e viktimës u konstatuan shenja dhune dhe vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës. Viktima u gjet i vrarë në një zonë të pyllëzuar 50 metra larg rrugës së “Kombit”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni bajomes: 13/11/2019 22:37

    Ky legen tradhtar nuk do vra se shpeton..po duhet me e shkri me acid ti dali shpirti si qen..shkoi coi ne prit shokun e ngushte..

    Përgjigju
  • OMEGA!: 13/11/2019 12:11

    Pabesia eshte vyrtyt I njohur I te gjithe malokeve,nga Kruja e tek shpella e Dragobis!Aty u tradhetoa dhe Barjami!

    Përgjigju
  • Anglia: 12/11/2019 18:31

    Ku ishe deri TANI e more qaf o idiot ti do vra

    Përgjigju
  • Kavaja: 12/11/2019 15:56

    Maloket Bese nuk Kane e bese kerkojne.

    Përgjigju
  • Puka: 12/11/2019 15:50

    Merditoret njifen ne tan shqipni per te pabes

    Përgjigju
    • Gazeta: 12/11/2019 18:27

      Fix. Te pavese.

  • Bepi: 12/11/2019 15:05

    Pabesia vret dy her

    Përgjigju
  • Gjyqtari: 12/11/2019 12:47

    Kafshet vazhdojne vrasin ne emer te fisit. Cfare u fitua ne fund?Asgje pervec faktit qe do kemi te vrare nga 3 fise tani. Harram buka dhe besa shokut te femijerise.

    Përgjigju
  • Gggg: 12/11/2019 12:32

    O beni o by.....re po ti ke buke per te ngrene apo ke bere dhe ti pabesi si ai rop qi....ri dhe te djeg ty legen

    Përgjigju
  • Genti: 12/11/2019 11:29

    Mirditori buk shkeles

    Përgjigju
    • Beni: 12/11/2019 12:12

      Prit te zbardhet ceshtja o pabuksa qe skeni ca beni e komentoni pa lidhje sikur t ishit serb a grek a muxhahedin

  • Florian: 12/11/2019 10:25

    Besa shqiptarit

    Përgjigju
    • Është...: 12/11/2019 10:57

      Tradhëtia...

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!