Nxorrën jashtë bankat e klasave/ Policia e Shtetit thirrje studentëve: Do merren masa, po cënoni procesin mësimor
Studentët gjatë nxjerrjes se bankave ne korridorin e fakultetit
Pasi veprimit të ditës së sotme nga disa studentë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë që këtë të mërkurë ndryshe nga ditët e tjera bojkotuan procesin mësimor në një formë të re duke nxjerrë në korridorin e univeristetit bankat e të gjithë klasave ka ardhur dhe reagimi i Policisë së shtetit.
Përmes një njoftimi të saj, policia e shtetit bën me dije se do të merren masa ndaj atyre personave që kanë tentuar të pengojnë në mënyrë të palishme dhe të dhunshme veprimtarinë normale mësimore në disa universitete të vendit, duke mohuar dhe penguar të drejtën e studentëve për të studiuar. Teksa e cilëson veprimtarinë e tyre në shkelje të hapur ligjore, policia e Shtetit u bën thirrje studentëve, që tentojnë të përfshihen, në veprimtari të paligjshme, të veprojnë me maturi e përgjegjësi dhe të evitojnë shkelje të tilla ligjore.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Persona të caktuar kanë tentuar të pengojnë në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme veprimtarinë normale mësimore në disa universitete të vendit, duke penguar dhe mohuar të drejtën e studentëve për të studiuar. Në të njëjtën kohë, këta persona që kanë tentuar të cënojnë procesin mësimor, kanë konsumuar kundërvajtje administrative dhe vepra penale për të cilat do të mbajnë përgjegjësitë përkatëse.
Policia e Shtetit u bën thirrje studentëve, që tentojnë të përfshihen, pa u thelluar, në veprimtari të paligjshme, të veprojnë me maturi e përgjegjësi dhe të evitojnë ngarkesën me barrë shkeljesh ligjore dhe rekordesh policore që në hapat e parë të karrierës profesionale, barrë e cila mund t’u kushtojë shumë në të ardhmen e tyre profesionale.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4331
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Kush vë shumë gjoba ikën!' Drejtori i policisë Proda detyra të reja për efektivët e Rrugores: S'dua sasi por cilësi, ndëshkoni vetëm të rrezikshmit
27 Janar, 13:37
-
Trafikonte armë për grupet kriminale, arrestohet në Kolumbi 33-vjeçari nga Tropoja! Tentoi të arratisej nga hoteli i ishullit ku qëndronte (EMRI+FOTOT)
27 Janar, 10:00
-
Ambasadori i Brazilit takon drejtorin e policisë Proda për të intensifikuar bashkëpunimin kundër rrjeteve të trafikut të drogës
23 Janar, 13:51
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Kryepolici Proda takohet me ambasadoren e Japonisë: Prioritet lufta ndaj krimit kibernetik me teknologjinë e avancuar japoneze
21 Janar, 16:28
-
I dënuar në Itali për trafik droge, falsifikim dokumentesh dhe emigracion të paligjshëm, arrestohet me qëllim ekstradimin 50-vjeçari
20 Janar, 09:48
-
Reagon familja e policit Azbi Spahiu: Aludimet e pavërteta na rëndojnë, mos spekuloni! Situatë personale, nuk lidhet as me presionet dhe as me detyrën
19 Janar, 20:03
-
U vra në detyrë 2 dekada më parë, familja e dëshmorit Llambi Bardhi: Shteti të mos braktisë! Dënime më të ashpra kujt ngre dorën ndaj policisë
19 Janar, 14:54
-
“Marrëzia” që s’po merr fund për shqiptarët! Në 1 vit, 369 të arrestuar për poker e baste
18 Janar, 14:49
-
Goditi me grusht Policin, arresohet 16 vjeçari në Vlorë
17 Janar, 13:32
-
RENEA zbarkon në Pogradec, 6 në pranga, 28 kontrolle banesash e 207 mijë euro të kapura! Arrestohet Fatjon Bono, më herët u hetua si përkrahës i ISIS, kërkohet vrasësi i kamerierit
17 Janar, 08:14
-
Tiranë/ Goditën punonjësit e Policisë dhe i dëmtuan makinën teksa ishin në krye të detyrës, 4 të arrestuar (EMRAT)
16 Janar, 14:32
KETA SHAN STUDENT KETA JA ELEMENT KRIMINAL TE PAGUAR NGA LSI DHE PD PER TE BERE PRESION STUDENTEVE POLICIA TE VEPRIOJ ME FORCEN E LIGJIT KETA ZAGARET KUJTONIN SE DO ÇOHESH POPULLI DHE TANI QE POPULLI U VURI TENEQEN BEJN KETO VEPRIME
Përgjigju