NYT: Arrestohet kontraktori i NSA
dyshohet për vjedhje sekretesh

NYT: Arrestohet kontraktori i NSA<br />dyshohet për vjedhje sekretesh
Gazeta New York Times njofton se FBI-ja ka arrestuar një tjetër kontraktues të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) dhe po heton nëse ai ka vjedhur "kode kompjuterike tepër të klasifikuara" që përdoren për të hyrë në rrjetet e qeverive të huaja.

Gazeta citon disa zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit dhe të zbulimit, që nuk i identifikon me emër dhe shkruan se kontraktori dyshohet për vjedhjen e kodit burimor të NSA-së "që përdoret për të hyrë në sistemet kompjuterike të vendeve kundërshtare, si Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut."

Sipas gazetës, i dyshuari, Harold Thomas Martin III, ka qenë punonjës i kompanisë Booz Allen Hamilton.

Gazeta nuk përmend se çfarë mund të ketë bërë kontraktori me informacionin që dyshohet se ka vjedhur. / Zëri i Amerikës/

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!