E përditshmja “New York Times” shkruan në lidhje me një shkëmbim korrespodence midis Osama Bin Laden dhe një zyrtari të Al-Kaedës, Abd-Rahman ku është zbuluar se CIA (Agjencia Qendrore e Shërbimit Sekret Amerikan) ka marrë pjesë gabimisht në shërbimet e organizatës terroriste që ajo lufton.
Të gjitha materialet (letrat) midis Osama Bin Laden dhe Abd-Rahman u gjendën në dokumentet dhe kompjuterët e sekuestruar gjatë sulmit Amerikan në Pakistan në vitin 2011 në të cilin u vra edhe shefi i Al-Kaedës.
“Në vitin 2010, një milion dollar që vinin nga fondi i vënë në dispozicion të qeverisë afgane nga Agjencia Amerikane e Shërbimit Sekret kanë përfunduar në arkat e Al-Kaedës që në atë kohë ishte dobësuar nga aksionet e kryera nga vetë CIA.
Kështu, në atë kohë Afganistani, në këmbim të lirimit të një prej diplomatëve afganë të rrëmbyer kishte kontrolluar në një llogari sekrete të qeverisë afgane e cila financohej çdo muaj nga CIA. Por, nuk bëhej fjalë për një kurth ndaj organizatës terroriste”, thekson ndër të tjera New York Times.
Sipas atyre që citojnë zyrtarë amerikanë dhe perëndimorë, diplomati Abdul Khaliq Farahi ishte konsulli i përgjithshëm i Afganistan në Peshauar, në Pakistan, kur u rrëmbye në shtator të vitit 2008, disa javë para se të merrte funksionin e ambasadorit.
Ai u lirua dy vite më vonë, kur Kabuli pagoi një shpërblim prej pesë milionë dollarësh, i pesti që vinte nga një fond sekret i financuar nga CIA nëpërmjet financimeve mujore për presidencën.
Redaksia Online
(o.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com