NYT jehonë procedurave për shkarkimin e Metës dhe thirrjen e Prokurorisë si 'i pandehur' për Lulzim Bashën

NYT jehonë procedurave për shkarkimin e Metës dhe thirrjen e Prokurorisë si 'i pandehur' për Lulzim Bashën

Prestigjozia amerikane "The New York Times" i ka bërë jehonë nisjes së precesit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Ndërkohë ditën e sotme kryetar i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi para mediave se Meta ka shkelur Kushtetutën dhe se ka humbur besimin për të lënë akoma në detyrë atë.

Më pas "The New York Times" shkruan edhe për hetimin ndaj Lulzim Bashës, në lidhje me lobimin e bërë në fushatën elektorale të SHBA në 2017.

Artikulli i plotë i NYT:

NYT: Parlamenti shqiptar fillon procedurat për shkarkimin e presidentit

 Parlamenti shqiptar filloi sot procedurat e gjata për shkarkimin e presidentit Ilir Meta me dyshimin për shkeljen e kushtetutës në përpjekjen e tij për të anuluar zgjedhjet e ardhshme lokale.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS tha se 55 deputetë kanë paraqitur kërkesën për një vote mosbesimi ndaj Metës. Balla tha se kërkesa do t’i paraqitet Komisionit të Posaçëm Parlamentar përpara se parlamenti prej 140 vendesh të votojë për shkarkimin e Metës. Socialistët në pushtet kanë nevojë për 94 vota, që nuk i kanë. Edhe nëse PS arrin që ta kalojë këtë mocion mosbesimi, është GJK që merr vendimin përfundimtar. Kjo gjykatë ka rreth një vit që nuk funksionon pasi pjesamë e madhe e gjykatësve janë shkarkuar.

Në fillim të këtij muaji Meta tha se po i anulonte zgjedhjet lokale të 30 qershorit sepse kishte dyshime se votimet do të ishin ‘’jodemokratike’’ pa pjesëmarrjen e partive opozitare të qendrës së djathtë dhe se këto votime do të provokonin një konflikt social. Kritikët e Metës thonë se presidenti shkeli kushtetutën duke anuluar zgjedhjet. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se zgjedhjet locale duhet të vazhdojnë ashtu siç ishin parashikuar për të parandaluar ‘’shantazhin’’ e thirrjes së zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme.

Opozita e qendrës së djathtë ka drejtuar protestat që nga mesi i shkuriti duke akuzuar qeverinë për lidhje me krimin e organizuar dhe duke kërkuar zgjedhje të reja të përgjithshme. Socialistët i mohojnë këto akuza. Në një zhvillim të ngjashëm, Lulzim Basha drejtuesi i PD dhe dy zyrtarë të tjerë partiakë nuk u paraqitën në Prokurori ashtu siç ishte kërkuar për t’u marrë në pyetje si të pandehur për shpenzime të dyshimta jashtë vendit të bëra nga partia gjatë zgjedhjeve parlamentare, dy vite më parë.

Basha, i cili i mohon akuzat dhe e konsideron këtë rast si ‘’hetim politik’’, kërkoi nga prokurorët që më pare të paraqesin prova përpara se të bëjnë akuzën ashtu siç e kërkon ligji. Një revistë amerikane ‘’Mother Jones’’ publikoi një artikull që raportonte se PD ka marrë fonde sekrete nga burime ruse nëpërmjet një lobisti amerikan, që thuhet se është paguar nga një kompani e lidhur me rusët, e quajtur ‘’Biniata Trade’’. Basha dhe dy zyrtarë të tjerë partiakë do të pyeten për 650 mijë dollarët që partia akuzohet se ka shpenzuar në SHBA dhe Skoci nëpërmjet lobistit dhe një kompanie të huaj me zyra në Skoci.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 17/06/2019 15:51

    Plehrat dhe kellirat jane bere bashke kunder interesave te vendit,ne diten me te rendesishme per celjen e negociatave plani ogurzi i Sali Kriminelit,Ilir Kryemafiozit,Lulzim kryehajdutit e Mona rrugaces,kane dale hapur kunder celjes se negociatave,e quajne arritje te tyre moshapjen e negociatave fale perpjekjeve dhe veprimeve tinzare te tyre per kete rezultat,paci gjithe mallkimin tone brez pas brezi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Krijoi një nga ‘perandoritë’ më të mëdha të prodhimit të motorëve dhe makinave, vdes në ditën e Krishtlindjes Osamu Suzuki

Krijoi një nga ‘perandoritë’ më të mëdha të prodhimit të motorëve dhe makinave, vdes në ditën e Krishtlindjes Osamu Suzuki