Presidenti iranian Masoud Pezeshkian, një kirurg kardiak, është i përfshirë, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, në trajtimin e Udhëheqësit Suprem Mojtaba Khamenei, i cili u plagos në sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt.

Këtë e raporton New York Times. Transmetuesi panarab saudit Al Arabiya raporton se takimet me Udhëheqësin Suprem janë të kufizuara dhe bëhen kryesisht vetëm me ekipin e tij mjekësor.

Sipas burimeve iraniane, Khamenei iu nënshtrua një operacioni në dorë dhe pësoi djegie të rënda në fytyrë dhe buzë, të cilat kanë ndikuar në aftësinë e tij për të folur. Ai aktualisht është duke pritur një këmbë protetike (protezë), pasi iu nënshtrua tre operacioneve.

Al Arabiya raporton gjithashtu se komandantët e lartë të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe zyrtarë të lartë qeveritarë nuk po e vizitojnë Khamenein nga frika se Izraeli mund të monitorojë lëvizjet e tyre dhe ta shënjestrojë atë.

Më parë, disa burime kanë treguar se mesazhet që merr Udhëheqësi Suprem i Iranit janë të shkruara me dorë dhe dorëzohen nëpërmjet një zinxhiri korrierësh.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump: Qëlloni çdo anije që vendos mina në Hormuz, kontrollojmë plotësisht Ngushticën! Marina amerikane sekuestron petrolierën iraniane