Në deklaratat e Bujar Leskajt në Kuvend, nuk munguan kontradiktat. Ndërsa e quajti administratën publike, patronazhiste, abuzive e pa meritokraci, deputeti demokrat vlerësoi pozitivisht drejtoren e shërbimit legjislativ në Kuvend.

“Thuajse 1/3 e administratës është jo profesioniste, patronazhistë, politike, emërime jo në bazë merite, por politike, vepron në mënyrë abuzive dhe selektive mbi interesin publik”, tha Leskaj për administratën, para se të vijonte me lëvdatat për Merita Qaton: “Një falënderim të veçantë për një nëpunëse të lartë të administratës, Merita Qaton, për shërbimin, përkushtimin, pasionin, ndershmërinë e saj. Shembuj të tillë të nëpunësve duhen në administratë”, tha Leskaj.

Deputetja e Vlorës, Briseida Çakërri, ia ktheu përgjigjen sapo u ngjit në podium:

“Meqë ti e mbylle me përshëndetje, unë po e nis fjalën time me një përshëndetje për patronazhistët: U shtofshi në PS!”, tha ajo.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Opozita: Onkologjiku pa barna, s’punon brakiterapia, vetëm 30 poltrone! Sala: Zgjidhje brenda 2026-ës, në QSUT sot s'mungon asnjë ilaç