Rita Lati pavarsisht se nuk është edhe aq e dukshme dhe aktive në ekran, të gjithë e dinë që ajo është një aktore humori dhe se ka shumë vite në këtë karrierë. Së bashku me vajzën e saj, moderatoren Roza Lati, Rita ishte e ftuar në emisionin "Shiko kush luan".
Gjatë lojës "Ndaje ose haje", Ritës iu kërkua të tregonte një vendim të Rozës për të cilin ajo i ka dalë kundër deri në fund. "U lidh me njërin që mua s'më zinte gjumi natën. O do e ndaja nga ai o do vdisja. Ja arrita qëllimit, e ndava,"- tregoi aktorja e humorit.
"Nga kush?",- e pyeti moderatorja Luana Vjollca dhe Rita iu përgjigj: S'ja di emrin atij djalit, por kur e shikoja tensioni më shkonte 6, o do vdisja unë, o do merrte atë. Në këtë moment ndërhyri vetë Roza dhe sqaroi: Bëhet fjalë për shumë vite më parë!