Luana Vjollca ndahet nga i dashuri pas 8 vitesh së bashku! Brenda marrëdhënies konfliktuale të ish-çiftit, nga anulimi i dasmës, tek fundi i lidhjes

Luana Vjollca ndahet nga i dashuri pas 8 vitesh së bashku! Brenda marrëdhënies konfliktuale të ish-çiftit, nga anulimi i dasmës, tek fundi i lidhjes

Luana Vjollca, foto të postuara nga vetë në instagram

Luana Vjollca i është rikthyer muzikës. Pas disa vitesh mungesë me produksione muzikore, këngëtarja ka lançuar hitin e saj, “Atë natë”, një bashkëpunim me Lumi B. Menjëherë kënga ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Në videoklip, Luana shpalosi edhe njëherë format bombastike që ka, duke konfirmuar kështu edhe rikthimin në muzikës. Një këngë për ndarjen, për fundin, për një histori që është mbyllur në valixhen e harresës është kënga e saj, që duket se këtë herë është e bazuar në një histori të vërtetë. Duket se këngëtarja i ka dhënë fund njëherë e mirë lidhjes së saj me biznesmenin Krenar Çoçaj.

Një histori e trazuar dashurie që është jetuar larg vëmendjes së publikut për shumë vite, tashmë ka mbërritur në fund. Pas gati 8 vitesh kanë qenë së bashku, ku shpesh është përfolur edhe për martesë, çifti i kanë dhënë fund njëherë e mirë, duke zgjedhur që të jetojnë jetën e tyre të ndarë. Në fakt, që në fillimet e saj, kjo histori ka pasur ulje-ngritjet e saj, me probleme mes tyre që vinin si shkak i xhelozisë së Krenarit për Luanën. Por duket se gjërat ishin stabilizuar me kalimin e kohës, ndërsa në verën e 2017-ës mediat shkruan se Luana dhe Krenari po përgatiteshin për ceremoninë e tyre të dasmës. Por siç mësohet nga burime pranë çiftit, prej disa ditësh moderatorja nga Tirana dhe menaxheri i VIP-ave dhe biznesmeni nga Kosova nuk kanë asnjë kontakt mes tyre.

Prezantuesja u përfol në fillim të vitit 2016- të për një lidhje me biznesmenin e pasur nga Kosova, Krenar Çocaj, ish-të dashurin e Dafina Zeqirit. Pushimet e Luana Vjollcës në Santorini, ishin ato që vunë në lëvizje mediat për të mësuar se kush e shoqëronte atje, pasi u tha se bëhej fjalë për Krenar Çoçaj. Me anë të një postimi në Instagram, Luana theksoi datën 10 korrik 2016, që është ditëlindja e Krenarit. Sipas miqve të tij nga Kosova, Krenari, i cili ka lindur në 10 korrik të vitit 1988, kishte menduar që ta festonte 28-vjetorin çift, në intimitet vetëm për vetëm me Luanën.

Që atëherë dhe deri tani që po përfliten për ndarjen, ata nuk postuan ndonjëherë foto çift nga pushimet e tyre të shpeshta. Më pas, shihej të udhëtonte shpesh drejt Prishtinës bashkë me motrën Marina Vjollca, ku kalonin fundjavat me partnerët e tyre. Edhe 3 vite më parë, gjithçka dukej gati që dyshja t’i jepte fund beqarisë në një festë private tek Gjiri i Lalzit. Por teksa dasma organizohej, diçka ka ndodhur dhe dyshja sërish është ndarë. Marrëdhënia e tyre kaloi në krizë dhe thashethemet për një ndarje të tyre nisën pasi Luana e Krenari hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

Megjithatë, duket se moderatorja është bërë pishman dhe i ka drejtuar një mesazh biznesmenit nga Mykonos, ku edhe po shijon pushimet prej gati 1 jave. Ajo postoi foto në Instagram e veshur me të zeza ku vendos në pah linjat trupore dhe shkruan: “Gjithçka kam nevojë sonte është dashuria jote”.

Luana dhe Krenari kishin planifikuar të martoheshin këtë vjeshtë në një ceremoni VIP të organizuar në Gjirin e Lalzit. Por duket se sa herë që ky çift ka bërë plane për t’u martuar, aq herë dhe janë ndarë. Të gjitha konfliktet e çiftit kanë qenë pikërisht nga xhelozia që Krenari ka për Luanën. Shpesh herë të dy kanë pasur konflikte të forta për këtë shkak, por që gjithnjë e kanë gjetur gjuhën për t’u ribashkuar.  

Këtë herë ndarja duket më serioze. Për herë të parë, vetë Luana ka folur me miqtë, duke zbuluar se këtë herë i ka dhënë fund përgjithmonë historisë të gjatë që ka pasur me Krenari. Mbetet për t’u parë nëse publikisht moderatorja do të flasë për këtë histori, apo do të mjaftohet vetëm me këngën, që duket si dedikim për dashurinë e saj të humbur. /Panorama/

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jola: 10/08/2024 14:46

    Kush eshte ai qe martohet me kete aman???

    Përgjigju
    • Elton: 13/08/2024 05:33

      Diamanti blu

    • Or tej: 10/08/2024 18:00

      Do e gjeje nje gernete edhe kjo or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?



×

Lajmi i fundit

Votat e diasporës pritet të përcaktojnë emrin e presidentit në Moldavi! Kandidati prorus në avantazh me 0,5%

Votat e diasporës pritet të përcaktojnë emrin e presidentit në Moldavi! Kandidati prorus në avantazh me 0,5%