'O faqezi, hiqe këtë foto' revoltohet Alibeaj, publikon foton nga grupi WhatsApp: Deputeti i PS uron Ditën e Pavarësisë me foton e Enver Hoxhës mbi flamur

'O faqezi, hiqe këtë foto' revoltohet Alibeaj, publikon foton nga grupi WhatsApp: Deputeti i PS uron Ditën e Pavarësisë me foton e Enver Hoxhës mbi flamur

Deputeti i PD Enkeljed Alibeaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka publikuar një foto të mesazheve nga një grup 'WhatsApp', që siç shkruan ai, janë nga grupi i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Parlamentare. Sipas tij, deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela ka uruar për ditën e Pavarësisë me një foto ku shihet diktatori Enver Hoxha dhe flamuri kombëtar. Pas postimit, nga SMS-të, duket se kanë reaguar deputetët e PD-së, ndërsa Enkelejd Alibeaj thotë se duhet ta heqë këtë mesash 'o deputet faqezi, kushdo qofsh ti hiqe këtë, turp, turp, turp'.

'Ja se cfare poston Bujar Cela, deputet i PS, si urim për ditën e pavarësise se shqiptareve: flamurin e shqiptareve me foton e diktatorit permbi te! Ia ktheva pergjigjjen une dhe koleget e mi deputete te PD! E pra komunizmi, kjo fare e keqe, i ka rrenjet shume te thelle! Duhet urgjentisht dekomunistizim i shoqërise shqiptare Deputeti i PS Bujar Çela nuk është tërhequr dhe nuk kërkon ndjesë për përdorimin e figurës së diktatorit. Ja replikat tek grupi i komisionit te sigurisë me deputetët e PD.!'- shkruan Alibeaj, i cili ka publikuar edhe SMS në grupin e ËhatsApp, të Komisionit Parlamentar të Sigurisë.

Ndërkohë që në përgjigje, deputeti socialist shkruan 'Bëhu njeri dhe jeto kohën'. 'Ky shoku jonë është gastori i grupit, kështu që mos ja merrni për provokim'- shkruan në mbështetje të tij deputeti socialist Paulin Stërkaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DELIRANT KASAP REXHEP BULE LEKA KEPI: 28/11/2021 21:18

    O Beni hecën vet Shqiptarët jan kundra pd se kjo parti është parti anti Shqiptare. Ky Alibajga është nipi i kriminelit isa toska e si mund të jet ky demokrat e njeri i të drejtës kur ky është një njeri imoral e hajdut. Prandaj o Beni hecën vet mos i ofendo Shqiptarët e vërtet që e duan Shqipërin prandaj nuk e duan pd se është anti Shqiptare o Beni hecën vet.

    Përgjigju
  • Beni: 28/11/2021 19:59

    Edhe pse ky qe flet e forca qe perfaqeson jane fix Misherim i PPSh-s, ky postim e keta perfaqesues duhet te perhashtohen. Shqiptaret nuk jane me PD pikerisht sepse jane Kuder Diktatures!

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 28/11/2021 17:03

    Or fase di,già foton e Enverit,ver foton e Mithatit,Isa Toskes me shoke.Patriote te medhej qe kane duash te pastra dhe te kuqe, te lyera me gjakun e popullit shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT (AKUZAT + EMRAT)

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT (AKUZAT + EMRAT)