Urdhri i autoriteteve për pensionistë, që duhet të qëndrojnë në shtëpi nuk po zbatohet nga të gjithë. Një nga ata janë edhe një çift të moshuarish në Fier, që sot kanë dalë në park, pasi kanë shkuar në spital për t'u mjekuar. Më konkretisht zonja e cila për më tepër thotë se nuk ka aspak frikë nga koronavirusi. E pyetur përse qëndron në park e moshuara përgjigjet:
"Ku të vete unë që jam bërë operim, ja vajta u mjekova. Ne nuk vëmë maskë, frikë nuk kam fare. Iku mosha e frikës. Ku do vetë unë tani më? Ku?", thotë e moshuara.
"Mushka në ka ngordhur, mushkat e Ramës na vijnë me qira", bën ironi i moshuari.
Ndërkohë bashkëshorti i të moshuarës shprehet se edhe pse është i vetëdijshëm për rrezikun nuk ka frikë nga policia:
"O plakë mos u mërzit. Kjo është 83 vjeç, ndërsa unë jam 88. Ne i kemi të gjitha, me diabet, me të tëra. Ne jemi lebër. E dimë që nuk lejohet, por ç'do na bëjë policia ne. Kemi djemtë, por janë ndarë, jemi vetëm", thotë i moshuari.
"Kjo është e motra e Vito Kapos, ajo vdqi kjo ngeli. Unë jam me Naxhon, por ajo vdiq", bën sërish ironi 88-vjeçari.
'E gjej një lokal unë sa për një gotë raki', pensionisti në Kukës për koronavirusin: Këto janë punët e zotit (VIDEO)
Një pensionist në Kukës nuk i trembet aspak koronavirusit. Ai thotë se jeton vetëm dhe del për të blerë ushqime sa për një ditë, pasi nuk di të gatuaj. Për ta bërë të mundur këtë atij i duhet të bëjë në këmbë kilometra. Së shpejti do të mbush 81 vjeç dhe deklaron se përveç ushqimit del në mëngjes për të pirë edhe një kafe e një gotë raki:
'Quhem Shefnik Krasniqi dhe jetoj vetëm. Jam për 81-vjeç. Kam dalë në qytet për të pirë një kafe se nuk rri dot pa një kafe dhe një teke raki. E gjej një lokal unë për të pirë një kafe. Maskën nuk e përdor se këto janë punët e zotit. Allahu e ka në dorë. Prej zotit nuk ruhem kurrë.'
'Plakë dhe fëmijë nuk kam sepse nuk jam martuar fare. Më kanë sjellë një ditë ndihma, por skam kushte me e gatuar unë ushqimin. Marrë ushqime sa për një ditë. Unë kam pensionin për të blerë furnizime, aq sa më takon. Unë rrijë pa drita, në shtëpinë time, se s'më del me pagujt qira,'-deklaron pensionisti.
JU ,ju bie koka ere allve shisne e mende hyy egoiste
Përgjigju