O shtet, a po sheh se hasmi po pret e vret?!

O shtet, a po sheh se hasmi po pret e vret?!

Vrasja në Lezhë

Sot një 42 vjeçar u vra për gjakmarrje në Lezhë e la jetim 3 fëmijë. 3 shpirtëra e zemra që kanë me u rrit e jetu me trishtim të përjetshëm se baba iu vra për gjak me u la. Ky realitet makabër vijon prej dekadash. Në media harxhohen orë pa fund për gjithfarë lloj temash pa vlerë, veç për jetën dhe çmim e saj nuk flitet. Nuk flitet as për jetët që shuhen e as për jetimët që shtohen e ata që ngujohen. Nuk flet se jetët dhe gjakun e ka zëvendësuar injoranca, sipërfaqësorja, interesi dhe silikoni. Kjo braktisje viktimat por edhe jetimët i vret për së dyti. Edhe raportimet e ngjarjeve janë shndërruar në show. Por nuk mjafton kjo kur mendon se në Parlamentin e Shqipërisë nuk flitet asnjëherë për gjakmarrjen e hakmarrjen, a thua se ajo nuk është mes nesh, por diku gjetkë.

Mijëra orë sherre e debate pa asnjë bereqet, kur shqiptari ndër vete njëri tjetrin po vret. Mijëra viktima pa faj që humbin jetën papritur, për fajin e të parëve apo të afërmeve të tyre.. Një zakon i pakuptueshëm marrja e gjakut, njëjtë si dhe me mendu faljen e gjakut. Po pse me arrit njeriu deri këtu?! E paimagjinueshme për epokën ku jetojmë e për botën e civilizuar drejt së cilës duam të shkojmë. Si ka mundësi me vra pa ndalim si shoqi shoqin, fisi, fisin, komshiu, komshinë, shqiptari, shqiptarin si me qenë në luftë e jo në paqe.

Duke qenë në paqe e duke jetu si në ditë lufte, kur vdekja e morti të pret në derë të shtëpisë, në rrugë, në punë, në dyqan, apo diku aty përtej avllisë. Dhe se gjen dot justifikimin për çdo jetë të humbur për gjakun e marrë, sepse kush shpirtin e pafajshëm se fal dot prej emocionesh e sedre diku të lëndume e diku të dobësume. Për ne të tjerët që numërojmë pa, numërator jetët e humbura e shkuara kot, kjo nuk ka as kuptim, as logjikë, ndërsa për ata që jetojnë për nderin e jetës së humbur po ka, për ata padyshim që ka. Jetimët që mbesin pa babë, do rriten me ndjenjën se dikush ua vrau të atin nga fisi i hasmit e dikur gjakun e babës duhet me e marrë e nderin me e vu n’vend.

Nëse keni dëgjim të dobët ose zhurmë në veshët tuaj, mos i lini asgjë rastësisë por veproni në mënyrë parandaluese. Ekspertët rekomandojnë ta pini dy herë në ditë

E kështu kjo hastori nuk ka më ndalë se emocioni e nderi janë më të fortë se logjika e karakteri. Provat e jetëve të humbura e thonë, madje e bërtasin këtë sa e dëgjon krejt Shqipëria. Vetëm brenda mureve të një godine, nuk dëgjohen krismat e gjakësve e kujat e nënave që iu ikin djemtë, motrave, vëllezërit e grave, bashkëshortët. Kjo godinë është godina ku bëhen ligje, godina e Parlamentit të Shqipërisë. Aty flitet për gjithçka gjithfarë lloj sendi, përveç interesit për jetën, e jetët e humbura.

Askush prej tyre nuk flet për gjakun që shkon rrëke për be. E betë s’kanë me u ndalë sa kohë nderi është koritë, e deri sa me e ç’u n’vend duhet me e kallë. Vetëm 3 ditë ka minsitri i ri i brendshëm që mori detyrën, asnjë fjalën nuk e gjeti për gjakmarrjen, këtë fenomen që më shumë se burrëror është një turp për Shqipërinë, turp që na fëlliq fytyrën. Edhe paraardhësit e tij se bënë. Asnjë nuk u mor me këtë fenomen, asnjë qeveritar, asnjë ligjvënës. Askush pra në këtë shtet nuk dëgjon dhimbjen e fëmijëve të pafajshëm që nuk ua kthen më kush babën se pushka e hasmit i pret edhe ata diku pa e ditur se ku.

E nëse doni me e ndal këtë kasaphanë gjaksore duhet me fol e me vepru shteti. E shteti flet e vepron vetëm përmes ligjit. Ligji dhe vetëm ligji i fortë. Ndoshta për kaq shumë jetë të humbura pa faj nga gjakmarrja, ja vlen më dalë edhe nga Këshilli i Europës ku kemi nënshkruar kartën e të drejtave të njeriut e me rivendos dënimin me vdekje, që dorën vrastare të hasmit ta ndalë dikur shteti dhe robi me rob e shqiptari me shqiptar mos u vra më mes vedi. Nuk jemi në luftë për të pas kaq shumë gjak e jetë të shkuara kot. Boll më!

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arberi: 19/07/2023 22:59

    Nje shkrim qe pasqyron nje nder plaget me te renda ne Shqiperi.Vrasjet qe po ndodhin perdite kan shkak gjakmarrjen apo hakmarrjen.Shoqeria eshte teper indiferente.Medja eshte tellall,ndersa shteti e Parlamenti eshte shurdh duke i degjuar .Dikure ,ne diktature,fenomene te tilla,ndodhnin shume rralle.Ishte rregull ,kur behej nje vrasje dhe autori denohej,mbaronte gjakmarrja. Ndersa hakmarrjet ndodhnin me shume.U zbatuan ligje te forta,denime te renda.Vendosja e ligjit maksimal deri me vdekje eshte i domosdoshem.Ky lloje denimi aplikohet edhe ne Amerike,ne vendin me demokratik te botes.Mendoj se raste te tilla jane shtuar,sepse te denuarit me burgim te perjetshem,lirohen para nje hajduti.Mendoj se 2 jane masat qe duhen marre: 1.Parandalimi,nepermjet veprimeve te policise,ne ndjekje te rasteve ; ngritja e opinionit publik per ta goditur kete fenomen.Dihen familjet qe jane ne gjak dhe mund te punohet mr lehte.Ndryeshe eshte me vrasjet per hakmarrje,qe jane per prishje hesapesh,interese etj. 2.Duhet denim i rende,ku sipas krimit te percatohet denim maksimal dhe te percaktohet pamundesia e zbritjes denimit,amnistise etj.qe fatkeqesisht po ndodhin Jane liruar e jane ne procese lirimi plot kriminel.Duhet te nggrihet ne kembe opinioni publik,shoqatat Partite politike,per zhdukjen e ketij fenomeni qe pervec te tjerave na ul si komb.

    Përgjigju
    • Or tej: 20/07/2023 19:02

      Nuk mund te quhet vendi me demokratik nje vend qe lejon denimin me vdekje or teeeejjjjj

    • Daje Sami: 20/07/2023 10:48

      Vetem karrikja elektrike e zgjidh problemin

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka