‘O Zot, ky me Tironën xhaja vet dhe Erjoni im me Partizonin.’ Kryeministri Rama reagon për derbin: Halle halle kjo dynja

‘O Zot, ky me Tironën xhaja vet dhe Erjoni im me Partizonin.’ Kryeministri Rama reagon për derbin: Halle halle kjo dynja

Pak çaste pas përfundimit të derbit të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit që përfundoi me shifrat 5-1 në favor të bardhebluve ka reaguar në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama.

Arsyeja e reagimit ka qenë djali i kryeministrit, Gregor Rama, i cili ka ndjekur në stadium sfidën në fjalë. Gregor ishte për të mbështetur ekipin e Tiranës, ndërsa së bashku me të ishte edhe Olsi Rama, xhaxhai i Gregorit, por edhe drejtori sportiv i Partizanit.

Kryministri Rama ka postuar një foto të Gregorit teksa dallohet në stadium dhe ka shkruar: “O Zot, ky me Tironën xhaja vet dhe Erjoni im me Partizonin. Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngja.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardit: 29/02/2020 06:42

    Shteti te rregulloje rruget e te uli cmimin e naftes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë