UASHINGTON (SHBA) - Në një ceremoni të mbajtur sot në Shtëpinë e Bardhë Presidenti amerikan, Barack Obama ka dekoruar ish-presidentin Bill Clinton me Medaljen e Lirisë, çmimin më të lartë civil. I njëjti çmim i është dhënë edhe prezantueses dhe figurës së njohur televizive, Oprah Winfrey.
Obama ka theksuar kontributin e Clintonit gjatë mandatit të tij presidencial për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe zvogëlimin e deficitit qeveritar. Gjithashtu dhe përpjekjet e tij pas përfundimit të mandatit për të ndihmuar në rastin e cunamit në Azi, në vitin 2004, uraganit Katarina, në vitin 2005, dhe tërmetit në Haiti në vitin 2010.
Bill Clinton është presidenti i 42-të në historinë SHBA. Ai qëndroi në detyrë për dy mandate rradhazi, nga viti 1993 deri në vitin 2001.
Ngjarja që shënoi karrierën e tij ishte skandali seksual me asistenten personale, Monika Leëinsky. Clinton u bë presidenti i dytë në historinë e SHBA, pas Andreë Johnson, i cili doli para gjyqit. Kjo për shkak se presidenti gënjeu për lidhjen e tij me asistenten 22 vjeçarenë atë kohë.
Por Senati nuk arriti të mblidhtetë paktën 2/3 e votave për t’a gjykuar, prandaj Clinton vazhdoi deri në fund mandatin e tij.
Që nga themelimi i Medaljes së Lirisë, pesëdhjetë vjet më parë, ky çmim iu është dhënë më shumë se 500 njerëzve nga presidentët amerikanë.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com