KOREJA E VERIUT - Koreja e Veriut ka qenë fokusi i takimit mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama dhe sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon në Shtëpinë e Bardhë.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së i ka bërë thirrje Kinës dhe të gjitha vendeve të tjera, që kanë ndikim mbi Korenë e Veriut, që të ushtrojnë autoritetin e tyre për të reduktuar tensionet e Penianit.
Nga ana e tij presidenti Obama riktheksoi edhe një herë qëndrimin e SHBA-së duke thënë se vendi i tij do të përdorë diplomacinë për të ulur tensionet me Penianin, por do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të mbrojtur SHBA-në dhe aleatët e saj në rast sulmi të mundshëm.
Ndërkohë një agjenci qeveritare amerikane ka thënë se Koreja e Veriut posedon armë bërthamore të cilat mund t`i inkorporohen raketave, por Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se nuk besonte se Peniani kishte kapacitete të tilla tani.
Ky vlerësim u bë publik nga një ligjvënës amerikan mes tensioneve në gadishullin korean dhe vetëm pak orë para se Sekretari i Shtetit John Kerry të mbërrinte në Seul për një vizitë në rajon, që përfshin ndalesa në Kinë dhe Japoni ku cështja delikate e Koresë së veriut do të jetë në krye të axhendës së tij.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com