/ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama theksoi se vizita e homologut afgan, Ashraf Ghani në Uashington ishte rasti për të shkruar një kapitull të ri mes dy vendeve, në një konferencë të përbashkët shtypi.
"Me qeverinë e re në Afganistan dhe përfundimin e misionit tonë luftarak, kjo vizitë është rasti për të shkruar një kapitull të ri mes dy kombeve tona", theksoi Obama.
Presidenti afgan, Ashraf Ghani premtoi  gjithashtu gjatë vizitës së tij se do të përshpejtonte reformat në vend duke e vënë theksin tek mbajtja e 9 800 ushtarëve amerikanë deri në fund të vitit 2015, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun, Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë.
"Fleksibiliteti mbi kalendarin e tërheqjes së trupave amerikane do të mundësojë përshpejtimin e reformave dhe do të bëjë që forcat kombëtare të sigurisë të jenë të mirëinkuadruara, të pajisura, të trajnuara dhe të përqendruara mirë në misionin e tyre kundër kryengritësve", theksoi Ghani.
"SHBA-ja do të mbajë 9 800 ushtarë në Afganistan deri në fund të vitit 2015, ndërkohë që ko shifër do të ndahet fillimisht në dy pjesë", njoftuan dje dy vendet në një komunikatë të përbashkët në përfundim të një takimi mes presidentit amerikan, Barack Obama dhe presidentit afgan, Ashraf Ghani.
"Pas kërkesës për fleksibilitet enga presidenti, Ghani, SHBA-ja do të mbajë nivelin aktual prej 9 800 ushtarësh deri në fund të vitit 2015", sipas komunikatës të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, që rikonfirmon përfundimin e misionit në fund të vitit 2016.